Klevis Balliu: PD nuk mund të mbahet peng as nga Rama as nga Basha
Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se Partia Demokratike nuk mund të merret peng nga asnjë person. Për të as Basha dhe Rama ”nuk mund ta marrin peng Partinë Demokratike”.
”PD-ja nuk është një parti e cila mund të merret peng nga hallet dhe problemet të një kryetari apo të një ish-kryetari, për këtë parti janë bërë sakrifica të mëdha, për atë parti njerëz kanë dhënë jetën si Azem Hajdari, nuk e marrin dot peng dy individë sepse kanë hallin e karrigeve të tyre, nuk e merr dot peng dot as Edi Rama dhe as Lulzim Basha Partinë Demokratike. Ne kemi statut dhe rregulla dhe çështja është çfarë po kërkohet nga ky Kuvend”.