Klevis Balliu: Policia i theu këmbët një banori të Astir
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar këtë të martë se ka qenë policia ajo që nisi konfliktin tek Unaza e Re.
Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, ai deklaroi se policia ka hedhur gaz lotsjellës në banesa ku ndodheshin gra dhe fëmijë.
Sipas Balliut, policia ka goditur me gurë, ndërsa një person rrezikon të mos ecë më për shkak të dëmtimeve.
“Për të sqaruar disa çështje. E para të fokusohemi te dhuna që është bërë sot dhe po ju them nuk e kanë iniciuar banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe janë hedhur nga xhamat e furgonave të policisë. Është hedhur brenda banesave të Skënder Dodës, ku ishin futur zonja, gra, fëmijë dhe qytetarë. Ia kanë hedhur gazi brenda nga xhami pa zbritur ene.
Policia i ka goditur me gurë. I ka hedhur nga tarraca. Kemi një person që rrezikon të mbetet përjetësisht me probleme me këmbët e tij që është zoti Artur Muja. I kanë thyer kockat e thembrës. Zotëria që është këtu rrezikon të ketë probleme gjithë jetën këtu. Ky zotëria është invalid dhe ja çfarë i kanë bërë Gent Allës këta. Zotëria tjetër është 70 vjeç dhe nuk e kanë iniciuar këta , por janë sulur si kriminelë, banditë dhe kush flet për ta është përfaqësues i krimit”, tha Balliu sipas të cilit, banorët e Astirit kanë kërkuar dialog.