FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klevis Balliu: Qindra milionë euro taksa për infrastrukturën, rrugët rrezik për jetën e qytetarëve

Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për tetë orë aksi Librazhd-Përrenjas është bllokuar pas rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjve.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve, ndërkohë që qindra milionë euro janë shpenzuar për infrastrukturën.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Qindra milionë euro taksa për rrugët dhe infrastrukturën, ndërsa realiteti është alarmant. Ja se çfarë po ndodh në aksin Librazhd–Prrenjas në këtë moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve.

Arsyeja është e qartë: vjedhja dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ky pushtet rrezikon jetën e njerëzve për të mbushur xhepat e tij.

Më 10 shkurt, të bashkohemi në protestë kundër narkopushtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?