Klevis Balliu: Shqipëria, kënd lojërash për mafien dhe ferr për qytetarët
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka komentuar ngjarjet e fundit, lidhur me vrasjet, plagosjet e shpërthimet me tritol që kanë ndodhur në vend.
Reagimi i plotë i Ballit
SHQIPËRIA KËND LOJRASH PËR MAFIEN
DHE FERR PËR QYTETARËT
Vrasje, plagosje, tritol; kjo është pamja sot në mbarë vendin.
Shqipëria pa shtet dhe pa gjykata sot drejtohet nga mafia që vendosi deputetët në Parlament për ti mbyllur gojën institudioneve.
Ndërkohë qeveria e zgjedhur nga mafia rrjep dhe vjedh buxhetin e shtetit për ta shpërndarë atë tek kumbarët e krimit.
Shqipëria në rrezik,
Shqipëria e pambrojtur,
Jeta e fëmijëve në shkolla në kërcënim nga tritolet që vendosen pranë ambjenteve të shkollave,
Shqiptarët nën rrezik nga atentatet brenda në shtëpi.
Sot fatkeqësisht, me këtë qeveri krimi ka gjetur parajsën me Ramën në pushtet.