Klevis Balliu: Të mendosh që Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët pa Ramën, është njësoj si të besosh që gomari fluturon
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, njëherësh shef i Organizimit në Grupimin e Berishës, ka ironizuar vendimin për të fajësuar vetëm Arben Ahmetajt për aferën e Inceneratorëve.
Sipas Balliut, asnjë vendimmarrje nuk është bërë pa lejen e kryeministrit Rama, ndërkohë që thekson se po të besosh një gjë të tillë është si të thuash qe ‘gomari fluturon’.
“Të mendosh që Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët pa Ramën, është njësoj si të besosh që gomari fluturon Pak rëndësi ka se çfar thonë analistët e pavarur të Edi Ramës gomari gjithsesi nuk fluturon”, shkruan Balliu në postimin e tij.