Klevis Balliu: Të urresh PD do të thotë të jesh kundër Shqipërisë në NATO

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe drejtuesve të tjerë të PS, të cilët kanë bërë etiketime fyese ndaj Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj.
Në një reagim në Facebook, Balliu shprehet se të urresh PD do të thotë të jesh kundër veprave të kësaj force politike, që në pak vite solli liberalizimin e vizave, futjen e Shqipërisë në NATO, si dhe bashkoi shqiptarët me Rrugën e Kombit.
“Ti thuash Partisë Demokratike parti shpellarësh nuk tregon gjë tjetër vetëm urrejtjen ndaj punës së kësaj partie.
Ti, Erion Veliaj, e urren Partinë Demokratike se ngriti institucionet demokratike në vend, e urren se liberalizoj vizat, e urren se e anëtarësoj Shqipërinë në NATO, e urren se bashkoj Shqipërinë me Kosovën me Rrugën e Kombit.
Ti, Erioni i Griseldës, i urren këto vepra të PD sepse je një prodhim i një organizatë të fëlliqur kriminale që quhet RILINDJE me bazament enverizmin”,- shprehet Klevis Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?