Klevis Balliu thirrje shqiptarëve: Çohuni dhe mbroni veten!
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Rithemelimit, Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të mbrojnë veten.
Pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili tha se “grupet kriminale marrin tendera pubike”, Balliu tha se kjo është një kambanë alarmi.
Reagimi i plotë i Balliut:
Këmbana tronditëse për shtetin dhe kryeministrin narkotrafikant!
Shtypi botëror demaskon me fakte njësoj si opozita.
E cila ka shpërthyer prej vitesh në akuza për këtë situatë të rëndë kriminale dhe akteve të një tradhëtie kombëtare.
Media shtetërore italiane dhe Build me zë dhe figurë të zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj denoncon lidhjet me krimin.
Korrupsioni, krimi organizuar, droga dhe kriptovaluta, janë adresa themelore e qeverisë dhe kryeministrit të saj.
Kryetari bashkisë, ministrat dhe kapistrat e qeverisjes, i gjithë ingranazhi shtetëror janë të molepsur, të përfshirë në drogë dhe vjedhje, vrasje dhe kërcënime.
Për shkak të degradimit, narkotrafikanti Edi Rama ka nxjerrë në shitje atdheun.
Dhe po i fut një thikë në zemër fateve perspektive të tij.
Këmbanat bucasin!
Shpirti shqiptar është goditur në palcë.
Çohuni!
Mbroni veten, vetja juaj është atdheu juaj.
Eshtë shumë e thellë plaga e krimit por ta dini që është më e thellë ajo që s’ka dalë akoma.