KLGJ zgjedh drejtuesin
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka zgjedhur kryetarin e tij. Në krye të këtij institucioni është përzgjedhur Naureda Llagami, me 10 vota. Ndërkohë, është mbledhur për herë të parë KLGJ-ja dhe mbledhja u drejtua nga Fatmira Luli, si anëtarja më e vjetër në moshë. Në garë për kryetar të KLGJ-së ishin Alban Toro, Fatmira Luli dhe Naureda Llagami.
Të pranishëm në konstituimin e KLGJ-së kanë qenë kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.
Më 12 dhjetor, 339 gjyqtarë votuan 6 kolegët e tyre për vendet vakante nga 9 kandidatë. Marcela Shehu, Brikena Ukperaj dhe Medi Bici fituan automatikisht, pasi nuk kishte gjyqtarë të tjerë në garë, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200. Ndërsa sa i takon të përzgjedhurve të sipërpërmendur, Naureda Llagami vjen nga radhët e Shoqërisë Civile ndërsa Maksim Coku nga bota akademike.
Ditën e djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi gjithashtu mbledhjen e saj të parë ku zgjodhi si kryetar Gent Ibrahimin dhe si zëvendës kryetar Alfred Ballën.
KOHA JONË SONDAZH

