Klientit i mbetet kafja në fyt, Policia i pikas pistoletën në brez

Klienti i një lokali në Ujin e Ftohtë në Vlorë u arrestua dje nga Policia vendore, e cila  ishte duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore si edhe në ambjente të ndryshme për armëmbajtjen e paligjshme.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit  M. B, 39 vjeç, banues në Vlorë, në një lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?