Klodiana Lala zbulon detajet e forta: I shpëtoi policisë. Ja kush ishte shoku i lushnjarit të shumëkërkuar

Orges Bilbili mësohet se jetonte në Tiranë në një banesë me qira së bashku me një person tjetër, për të cilin burime nga policia thonë se është shpallur në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emrin e personi që ishte bashkë me Orges Bilbilin, 30-vjeçarin nga Lushnja të dyshuar për disa krime që u plagos dhe u arrestua dje nga policia pasi tentoi të ngrinte armën kundër një efektivi të forcave “Shqiponja”.

“Anterio Kaloshi ka qenë në shoqërinë e Bilbilit. Me anë të një personi të tretë kishin arritur të merrnin banesën me qira. Qëndronin aty të izoluar për shkak të masave të sigurisë për pandeminë.

Polici vërtetë ka bërë detyrën dhe ka treguar se në mesin tonë kemi njerëz që meritojnë mirënjohje. Ai polic duhet nderuar. Mund të ishte vrarë në atë ngjarje pasi Orges Bilbili është një person shumë i rrezikshëm, i dyshuar për disa vrasje. Punonjësi i policisë meriton respektin e të gjithëve.

Masat kufizuese kanë dhënë një efekt pozitiv sepse Orges Bilbili ra në pranga falë një kontrolli për lejen e daljes”, deklaroi Lala për News24.

SHKARKO APP