Klos, s’kanë ujë të pijshëm, banorët në radhë për të mbushur në burim

Prej vitesh banorët e fshatit Bel në ish-bashkinë e Klosit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se të vetmen mundësi kanë të presin në radhë pranë këtij burimi natyral.

Edhe pse zona është e pasur me burime, ende nuk ka një projekt për tu dhënë zgjidhje.

“Ka ujë sa të duash”, tha një banor.

“Shkojmë mbushim ujë. Jemi në vitin 2019 dhe nuk kemi ujë të pijshëm”

Pamjet brenda oborrit të shtëpive, me shishe, bidona dhe kova flasin vetë për gjendjen e këtyre familjeve. Banorët kërkojnë që Bashkia Klos apo pushteti qendror tu vijë në ndihmë.

Ora News - Klos, s'kanë ujë të pijshëm, banorët në radhë për të mbushur në burim

/Ora News

SHKARKO APP