Klosi: 5425 ish-ushtarakëve debitorë, iu falen detyrimet

425 ish-ushtarakëve që gjenden debitorë në Skemën e Sigurimeve Shoqërore,  me një vlerë për të shlyer në plot 984 milion lekë, do tju falen këto debi. Gjithashtu shuma prej 368 milion lekë që janë detyrime që iu janë mbajtur ish ushtarakëve, në harkun kohor 2009-20013  do t’i kthehen ish ushtarakëve. Vendimi për kthimin ka nisur të zbatohet prej datës 1 nëntor dhe është parashikuar të përfundojë në maj të 2017.

Vendimi i bashkë-hartuar mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka qëllimin e rregullimit të një problematike shumëvjecare për kategorinë e ish-ushtarakëve, shkaktuar si pasojë e një kuadri ligjor jo konsistent, jo i qëndrueshëm, i  konstestuar që në fillimet e hartimit të tij dhe në vazhdimësi nga kjo kategori si dhe i gjykuar dhe rrëzuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese.

“Vendimi ishte angazhim i qeverisë shqiptare, për të cuar në vend një prej padrejtësive më të mëdha ndaj kësaj kategorie, trashëguar nga qeverisja e kaluar,- deklaroi Ministri Klosi në aktivitetin në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, në ambjentet e kësaj të fundit në takim me ish ushtarakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë plot 5, 425 ish-ushtarakë që gjenden debitorë para sistemit të pensioneve dhe i shkon detyrimi që mbetet për të shlyer plot 984 milion lekë. Shumë debitorëve, që do t’ju  falen  këto detyrime me vendimin e parlament,  si dhe shuma 368 milion lekë që janë detyrime të mbajtura nga grupimi  juaj dhe ne me një vendimmarrje të pastër në shërbim të interesave tuaj, këtë shumë do t’a rikthejmë nëpër buxhetet tuaja, në llogaritë tuaja bankare brënda një viti”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë z. Blendi Klosi tha se është një shumë prej 368 milionë lekë që do ti kthehet në llogari ish-pensionistëve. Klosi tha se deri në pranverën e vitit tjetër do të shlyet i gjithë detyrimi që ish-ushtarakët kanë paguar nga një gabim që është konsideruar si administrative.

“Janë plot 5425 ish-ushtarakë që gjenden debitorë para sistemit të pensioneve prej një shumë detyrimi që mbetej për tu  shlyer plot 984 mln lekë. Shumë debitore e cila do të falet me vendimin e parlamentin si dhe shumë 368 milionë lekë e cila janë detyrime të mbajtura nga grupimi juaj dhe ne me një vendimmarrje të pastër këtë shumë do ta kthejmë në buxhetet tuaja. Pra plot 368 mln lekë apo 3 mln dollarë do të rikthehen në llogarinë tuaj bankare. Pra deri pranverën e vitit tjetër do të jenë shlyer të gjithë ato që keni paguar në mënyrë të konsideruar si gabim administrative, si një vendimmarrje e padrejtë për të pasur mundësi që këto para të kthehen në buxhetet e familjeve tuaja”, tha Ministri Blendi Klosi.

Kështu, duke nisur nga 1 nëntori ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për procedurat e pagesës së debisë për 5.425 ish­ushtarakë në pension, të cilëve u është ndalur në mënyrë të padrejtë një pjesë e pensionit nga dhjetori 2010 deri në prill të 2016.

Sipas këtij vendimi, shlyerja e pagesave nis në nëntor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017. Sipas vendimit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se: “Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016-maj 2017”.

Pra, pagesat që shteti u detyrohet mbi 5 mijë ish­ushtarakëve do të paguhen në 7 këste të barabarta për shtatë muaj.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?