Klosi: Asnjë punonjës që denoncohet për dhunë ndaj fëmijëve nuk do të mund të punojë më
Fushata e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë # UnëMbrojFëmijët, pati ndalesën në Shkodër ku ministri Blendi Klosi së bashku me kryetaren e Bashkisë Znj. Voltana Ademi vizitun panairin e shërbimeve për fëmijët, ekspozuar në pedonalen e këtij qyteti.
Ministri Klosi dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj.Ademi zhvilluan më pas një bisedë me pyetje e përgjigje, me studëntë të Fakultetit të Shkencave Sociale të këtij Qyteti.
Ministri Klosi deklaroi me studentët, që do të jenë nesër punonjës social të qëndrave për fëmijët se ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve, urdhri i sociologut dhe i psikologut do të ashpërsohen për penalizimin e punonjësve që dhunojnë fëmijët. Marr shkas edhe nga rasti i ndodhur pak muaj më parë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, Ministri Klosi deklaroi se me këto ndryshime ligjore, do ti hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit përgjithmonë, cdo punonjësi që ushtron dhunë ndaj fëmijëve nën përkujdesjen e shtetit
KOHA JONË SONDAZH

