Klosi: Brenda 3-4 ditëve mbyllim problematikat e stacioneve të plazhit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një bisedë me përfaqësuesit e Institucioneve qëndrore dhe lokale të Durrësit, si dhe do ta vazhdojw këtë tur gjatë ditëve në vazhdim në çdo bashki bregdetare. “Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara. Do të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe do të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qëndrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesëve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, tha Z.Klosi. Do të ketë një përfaqësi nga Bashkia me personat e autorizuar për realizimin e këtij procesi, po ashtu nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Inspektoriati Shtetëror i Turizmit si dhe prefektura për të koordinuar problematikat, të cilat do t’i japin një zgjidhje të shpejtë të gjithë atyre që do të pajisen me leje për shfrytëzimin e plazhit. “Është një situatë e cila ka ndodhur gjithmonë në këtë periudhë, por që padyshim do të duhet të sqarojmë përsa i përket këtij viti. Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikimit të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe. Kemi një situatë jo të keqe në Bashkinë e Durrësit megjithatë thashë ka nevoj që të jemi në terren për të përcaktuar problematikat përfundimtare, është shumë e nevojshme të jemi në terren”, tha Ministri Klosi. Ndërkohë 160 parcela, janë publike pra pa pagesë dhe do të menaxhohen nga Bashkia e Durrrësit. Ministri Klosi falenderoi forcat e rendit, të cilat kanë punuar për të zgjidhur situatat e paligjshmërisë në terren.

Fjala
Bashkia e Durrësit mund të shënohet si një nga bashkitë që ka punë të strukturuar dhe situatë të menaxhuar të vijës bregdetare. Megjithatë po të shikosh shifrat e realizimit të kesaj detyre prap kemi nevojë shumë për të shtuar një intensitet më të madh të veprimit nga të gjithë faktorët qe janë në tryezë për ta ndarë situatën në ashtu si duhet. Në total parcelat e menaxhuara në bashkinë e Durrësit kemi 815 parcela nga të cilat parcela të menaxhura 638, publike 160 parcela dhe parcela të menaxhuara të investitorëve strategjik kemi 17. Nga 815 parcela në 638 prej tyre kemi mundësi aplikimi dhe kemi vetëm 430 aplikime. Pra kemi më shumë se sa 200 parcela për të cilat nuk është bërë aplikim nga subjektet e interesuara. Kemi në pritje të pagesës për të vendosur planvendosjen përfundimtare dhe planzhvendosjen 226 parcela ne pritje të pagesës. Pra dhe për t’u miratuar. Kemi 92 kontrata të miraturara përfundimisht dhe aplikime në shqyrtim kemi vetëm 8. Kemi aplikime të refuzuara 70 dhe parcela të pa aplikuara fare kemi 286. Pra kemi një situatë e cila ka nevojë shume të përshpejtohet. Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara, të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qëndrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesëve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt. Për këtë arsye ajo që do të kërkoja është të mos e kemi këtë bisedë një bisedë që mblidhemi sot dhe mblidhemi pas një jave, por të kemi një përfaqësi nga Bashkia me personat e autorizuar me realizimin e këtij procesi, po ashtu nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Inspektoriati shtetëror i turizmit dhe natyrisht nga prefektura për të koordinuar problematikat, të cilat do t’i japin një zgjidhje të shpejtë të gjithë atyre që do të pajisen me leje për shfrytëzimin e plazhit. Është një situatë e cila ka ndodhur gjithmonë në këtë periudhë por që padyshim do të duhet të sqarojmë përsa i përket këtij viti. Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikimit të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe. Kemi një situatë jo të keqe në Bashkinë e Durrësit megjithatë thashë ka nevoj që të jemi në terren për të përcaktuar problematikat përfundimtare. Është shumë e nevojshme të jemi në terren. Shumë faleminderit forcave të rendit që kanë ndikuar qartazi në këtë periudhën e fundit për t’ja bërë me dije poseduesëve të stacioneve të plazhit që ligji do të veprojë nuk do të lejojë askush që të shfrytëzoj territore të cilat janë të caktuara dhe nuk janë pak por 160 parcela të evidentuara nga Bashkia Durrës si parcela publike për t’ju ofruar publikut ato do të duhet të ruhen si hapësira për publikun por ata që kanë marrë kontrata për stacione plazhi do të duhen të jenë brenda kufijve të caktuara nga kontrata që kanë me Bashkinë dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Prandaj thash që ne do të duhet të kalojmë një nga një problematikat dhe të shikojmë se ku jemi me këtë sistem.

Në takim me tour operatorët e Bashkisë Durrës. Diskutuam mbi problematikat e ndarjes së stacioneve të plazhit, të cilat po marrin zgjidhje nga institucionet. Aplikimet do të rihapen për t’ju dhënë një shanc të dytë atyre që nuk kanë aplikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?