Klosi: Çdo bashki, qëndra për aftësinë e kufizuar
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ministri Blendi Klosi ishte në qëndrën “Albania Doën Sindrome”. Pas vizitës në ambjentet e qëndrës ku marrin shërbim dhjetra fëmijë, ministri Klosi zhvilloi takim me përfaqësues të Organizatave, përfituese të 6 projekteve të shtrirjen e shërbimeve të aftësisë së kufizuar në të gjithë vendin. Përfaqësuesit e qëndrave dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, ngritën problemin e financimit të mbajtjes së qëndrave për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar.
MInistri Klosil, vuri theksin tek zgjidhja ligjore, reforma e thellë në Aftësinë e Kufizuar që MMSR po ndërrmerr, për ti shndërruar ndihmën e shtetit në jo vetëm monetare, por në shërbime që ndryshojnë tërësisht mënyrën e trajtimit të këtij grupimi, që zë 6 përqind të popullsisë.
“Ashtu si cdo komunitet ka shkolla apo shërbime shëndetësore, cdo njësi vendore do të ketë qëndrat të posacme të trajtimit të përsonave me aftësi ndryshe” – deklaroi ministri Klosi.
“Një nga mënyrat për të bërë qëndrat të jenë jetëgjata, është shndërrimi I tyre në ndërrmarrje sociale” – deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se MMSR është duke hartuar “ Hartën e plotë të shërbimeve në cdo bashki”- deklaroi ministri Klosi.
Më poshtë fjala e plotë e ministrit Klosi:
Sot është data 10 tetor Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Një ditë që nuk kishte si të organizohej më mirë se sa me një aktivitet të përbashkët të institucioneve tona të detyruara nga ligji dhe nga ndarja e detyrave më të gjithë problematikat e këtij grupi shoqëror, me një bisedë të hapur me përfaqësues të shoqërisë civile, grupe shoqërore të cilat merren prej kaq vitesh me përpjekjet e tyre për fëmijët me sindromën Doën. Natyrisht në një bisedë të hapur dhe me donatorët, partnerët tanë shumë të rëndësishëm në realizimin e këtij aktiviteti.
Realizimi I këtij aktiviteti është shumë I rëndësishëm sepse është një aktivitet krejtësisht praktik. 6 Organizata Joqeveritqare, njerëz të cilët kanë punuar me këto problematika dhe dinë me detaje se cfarë ne duhet të bëjmë më mire, kanë paraqitur projektet e tyre, nga shumë grupe të tjera kanë qënë fitues të një projekti të përbashkët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e UNDP, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe donatorëve tonë në këtë proces, qeverisë suedeze.
Për të pasur mundësinë që 6 ide konkrete të marrin sot dritën jeshile të realizimit duke kuptuar gjithmonë e më mirë se kjo përpjekje nuk mund të jetë një përpjekje e vecantë e institucioneve shtetërore, nuk mund të jetë një përpjekje e vecantë e kontributit historik shumë të lavdëruar të përfaqësuesve të shoqërisë civile të cilët me vite të tëra japin kontributin e tyre në plotësimin e disa shërbimeve kaq shumë të nevojshme për njerëzit të cilët kanë nevojë për trajtime të posacme.
Grupet e interesit, të djemve dhe vajzave të cilët kanë kuptuar se mënyra më e mirë për riaktivizim, për riintegrim, për rikthimin në jetën e përditshme është duke u marr me aktivitet, duke gjetur mundësinë se si ne të realizojmë disa gjëra fare praktike, por që kanë një domethënie kaq të madhe për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar.
Ne si ministri i kemi realizuar me shpejtësi, me punë të përkushtuar, me konsultime të gjëra, gjithë paketën ligjore për sa i përket personave me aftësi të kufizuar. Jemi tashmë në fazat përfundimtare të planit të veprimit pëe strategjinë e re dhe reformën e thellë që do të bëjmë për njerëzit me aftësi të kufizuar. Nuk do duhet në asnjë rast të harrojmë detyrën tonë më të madhe atë të komunikimit të vazhdueshëm me ju. Ne nuk mund të mendojmë që gjërat zgjidhen vetëm me legjislacion, nuk mund të mendojmë që ligji I ri për ndërmarrjet sociale apo ligjit të ri për përkujdesjen shoqërore, ligji I ri për asistencën dhe ndihmën ekonomike të jenë zgjidhja e problemit. Këto vetëm hapin rrugën se si mund të zgjidhen këto probleme.
Ne jemi shumë të lumtur dhe shumë të lutur, por dhe shumë të përgjegjshëm që duhet të dëgjojmë mendimin e të gjithë organizatave që funksionojnë në këtë aspekt, për të pasur mundësinë që së bashku të ngremë ndërmarrjët sociale.
Ne e kemi miratuar tashmë ligjin e ndërmarrjeve sociale, ju cdo ditë përpiqeni të realizoni implementimin e këtij ligji.
Mund të ndërtojmë iniciativa të përbashkëta, të mbështetura edhe nga paratë e buxhetit të shtetit për të ngritur shërbime të cilat punësojnë më shumë njerëz me aftësi të kufizuar, të cilët kanë mundësi që të japin kontributin e tyre në disa fusha që mund të kthehen në ndërmarrje të vogla në përfitim të familjes së tyre, punësimit të tyre dhe për ti kontribuar kauzës për të sjellë në vëmëndjen e qytetarëve shqiptar më shumë aksione të tilla që kontribojnë për të hequr përfundimisht debatin se a duhet të interesohen për këtë grupim apo do gjendet zgjidhja nëpërmjet kurimeve.
Kemi hyrë në diskutimin që ky nuk është pjesë vetëm e kurimit mjeksor, por duhet shumë më tepër bashkëbisedim, duhet shumë më shumë përfshirje, duhet bërë pjesë e jetës së komunitetit dhe duhet që komuniteti vetë të përkujdeset që të kemi më shumë shërbime për këtë grupim shoqëror.
Ne si Ministri e Mirëqenies Sociale ku do doja të falenderoja UNDP do ndërmarrim një fushatë të madhe që ka të bëj me shtrirjen e refomës në shërbimet që I ofrojmë komunitetit. E kemi të pamundur që gjërat të zgjidhen në qoftë se nuk kemi një përfshirje gjithnjë e më shumë në këtë debat. E kemi të pamundur nëse ne nuk realizojmë një hartë të plotë shërbimesh, shërbimet kryesore qe do të ofrohen në qytet e më pas për të folur me kryetarët e bashkive që nëpërmjet ligjit të ri që I garanton atyre se nëpërmjet fondit social të ofrojnë shumë më tepër shërbime komunitetit. Shërbimet e para të ofrohen me shumë energji në këtë fazë të transformimit edhe të vet pushtetit vendor mbasi bashkitë tashmë janë bërë më të forta dhe kanë shumë më tepër buxhet.
Ne nuk do ndërpresim punën tonë për të bërë një hartë të plotë shërbimesh ku këto shërbime mungojnë për të pasur mundësinë që ti ndihmojmë në realizimin e shërbimeve bazë në cdo qytet . Vazhdoj të them me bindje se debati për shërbimet sociale do duhet të transformohet në qytetet tona si debate për të pasur një shkoll, një kopësht, një zjarrfikëse apo një qendër shëndetsore.
Unë them se kjo që po bëjmë sot duke I dhënë një mbështetje 6 ideve që vinë nga vetë komuniteti, duke I dhënë prioritet mbështetjes së ideve reale që cojnë me veprime të vogla në zgjidhje të mëdha ne I hapim rrugë gjithnjë e më shumë mbështetjes më të madhe të strukturuar. Ne po I programojmë dhe do duhet që ta bëjmë pjesë të debatit qytetar në qytetet tona.
Të gjashtë OJF-ve do doja tu përgëzoja për kontibutin që keni dhënë, idetë fare të thjeshta por shumë të nevojshme për këtë komunitet. Natyrisht nëpërmjet jush të nxiten të gjithë ata të cilët mund të kenë një propozim dhe të gjithë ata të cilët kërkojnë një mbështetje për ti shkuar deri në fund njerëzve dhe komunitetit të cilët përfitojnë nga kjo mbështetje.
Ju faleminderit!
KOHA JONË SONDAZH

