Klosi i dorëzon Shkëlzen Gashit çmimin si sportisti më influent në diasporë‏

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të talenteve shqiptare të diasporës.

Ai ka qenë i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në Germi-Prishtinë, në kuadër të Ditës së diasporës, ku i ka dorëzuar sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, çmimin si sportisti me më tepër influencë në diasporë dhe si një përçues i shquar i vlerave të shqiptarisë në botë.

Gashi është një nga futbollistët më të mirë të Bazelit në Zvicër dhe për të dytin vit radhazi është shpallur si golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri Klosi morri pjesë edhe në forumin për krijimin e rrjetit të rinisë shqiptare të diasporës, ku vlerësoi si një domosdoshmëri mbështetjen e të rinjve shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë jashtë, pasi ata janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë.

SHKARKO APP