Klosi inaguron memorialin e internim-dëbimeve gjatë komunizmit

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi mori pjesë në zbulimin e Memorialit të Internim- Dëbimeve në qytetin e Lushnjës.

Sipas Klosit, ky memorial inagurohet në Lushnje si shenjë empatie dhe nderimi për rreth 32,000 persona, të cilët u ndëshkuan pa u gjykuar me ndonjë proces administrativ apo gjyqësor nga rregjimi komunist.

Ai theksoi se MMSR-ja do të mbështesë fuqishëm  iniciativat për promovimin e kujtesës kolektive në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot që flasim kemi filluar realizimin e këstit të gjashtë te demshperblimit, për të gjithë të përndjekurit e gjallë. Sot kësti i gjashtë është bërë realitet për të gjithë brezin e atyre që kanë vuajtur vetë. Tashmë janë mbi 800 familje që e kanë marrë këstin e gjashtë, e po ashtu po vazhdojmë pa ndërprerje vazhdimin e këstit të dytë për të gjithë ata që janë pasardhës të të përndjekurve politike”, vijoi  Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?