Klosi: Këtë sezon turistik, Shqipëria më e pastër

Gjatë gjithë sezonit turistik Shqipëria do të jetë shumë më e pastër. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e dha mesazhin gjatë punës për pastrimin e plazhit në Vilë Bashtovë të Rrogozhinës në kuadër të “Javës së Tokës”.  Ministri Klosi tha se puna e bërë gjatë këtyre ditëve do të vijojë edhe pas datës 22 prill për të mbajtur pastër çdo plazh gjatë sezonit turistik. Lidhur me problematikat e tjera mjedisore kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se do të punohet intensivisht në çdo plazh, falë edhe një plani të detajuar me prefektët dhe kryetarët e bashkive.

Ministri Klosi së bashku me forcat e armatosura, punonjës të Bashkisë Rrogozhinë, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Inspektoritatit të Mjedisit dhe vullnetarë të shoqatave mjedisore, pastruan bregdetin e njërës prej zonave më të virgjëra në detin Adriatik.  Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini garantoi ministrin Klosi se  puna për pastrimin e plazhit dhe territorit në bashki do të vijojë me të njëjtin ritëm edhe gjatë javës së ardhshme. Kryebashkiaku shprehu bindjen se bashkia e Rrogozhinës do të jetë një ndër bashkitë model për këtë sezon turistik. Mesazhin e punës në vijim e dha edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila ndjek nga afër të gjithë punën për “Javën e Tokës” në këtë qark. Plazhi i Vilë Bashtovës është pjesë e planit të pastrimit për qarkun e Tiranës ku prej datës 16 prill punohet çdo ditë në 12 segmente të përcaktuara më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?