Klosi: Këtë vit janë realizuar 5 ligje të rëndësishme për punën

Në Ditën Botërore të Punës së Denjë, ministria e Mirëqënies Sociale organizoi aktivitetin me praninë e drejtuesve të Sindikatave Shqiptare dhe atyre të rajonit, pranë Kompanisë “Muka”, një kompani e re e shtrirë edhe në Tiranë, pas Shkodrës dhe degës në Elbasan.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, tha se  këtë vit janë realizuar pese ligje të rëndësishme për punën.

“Ministria e Mirëqenies Sociale në këtë vit ka realizuar pesë ligje shumë të rëndësishme që shkojnë drejtpërsëdrejti te puna e denjë. Përfunduam me sukses dhe aprovuam në parlament Kodin e Punës, realizuam ligjin e Zejeve që i shkon drejtpërsëdrejti atyre njerëzve  që punojnë me punë të denjë, realizuam ligjin e Punëkërkuesve  të papunë, duke u përpjekur me forcë që ta cojmë tregun e punës drejt kualifikimit dhe ta cojmë mbështetjen sociale drejt atyre që punojnë. Kemi realizuar ligjin për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe ligjin e ri për Shërbimin dhe Legjislacionin Aldur për Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Të gjitha këto janë një paketë ligjore qe na con ne te puna e denjë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, ai  përmëndi  6-fishimin e  fondit te nxitjes së punësimit në vitin 2016 krahasuar me 2013. Ministri Klosi  tha se ky vit ka rezultuar me 50% më pak aksidente në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi disa shifra që nuk mund të rrinë pa u përmendur.  Në qoftë se në vitin 2013 aksidentet me vdekje në punë përbënin 24,2 %  të rasteve, në 2014 ishin 22,3  %  të rasteve, në 2015 ishin 15,3 % . Në 2016 kemi 50 për qind më pak. Kemi fatmirësisht një ulje dhe kjo fale  kushteve shumë më të  mira, kërkesës për regjistrime më të plota dhe natyrisht rezultateve më të mira të punës tonë”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?