Klosi: Kush bën akte dhune, ka përgjegjësi individuale
Kush bën akte dhunë në qendrat e rezidenciale të fëmijëve do të ketë përgjegjësi individuale dhe toleranca do të jetë zero.
Kështu u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi gjatë takimit me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e qendrave rezidenciale të fëmijëve.
“Ne kemi ngritur grupe pune për çdo për të monitruar institucionet, duke me filluar 65 institucione që ofrojnë përkjdesje për fëmijët. Janë bërë të gjitha konstatimet në mënyrë të shpejtë dhe urgjente. Në këto grupe pune kemi kërkuar përkrahjen e shoqërisë civile brenda korrikut të kemi një vlerësim rigoroz të këtyre institucioneve. Në do të duhet të kemi solidaritt me këto gra dhe vajza që punojnë në këto institucione. Kush bën akte dhune e ka përgjegjësinë indivduale, toleranca do të jetë zero”, theksoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

