Klosi: Ligji i ri, fëmijët do kenë një jetë më të mirë

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi prezantoi sot ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas tij, ligji i ri ka risi që çdo bashki do të ketë punonjës të mbrojtjes së fëmijëve. Gjithashtu, nëse fëmija merret në mbrojtje, e drejta e prindërimit do të ndërpritet menjëherë.

Një tjetër e re në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve është se “mosraportimi i çdo rasti abuzimi nga edukatorët do të konsiderohet vepër penale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky ligj vjen që fëmijët të kenë një jetë më të mirë. 175 qendra ofrojnë sot përkujdesje sociale në Shqipëri dhe do të monitorohen të gjitha”, theksoi Blendi Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?