Klosi: Mbështetja austriake, njohje të diplomave të arsimit professional
Klosi: Dyfishim i kapaciteteve të shkollës “Herman Gmeiner”
Klosi: Do të ndërtojmë akademinë e teknikëve të IT-së
Klosi: Në shtator 15 shkolla të ekselencës
Klosi: Mbështetja austriake, njohje të diplomave të arsimit professional
Shkolla Austriako – Shqiptare e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, do të dyfishohet në kapacitete, nisur nga numri i lartë i kërkesave për rregjistrimin pranë saj. Në ditën e hapur të Shkollës “Herman Gmeiner” pranë Fshatit të Fëmijëve “SOS”, ishte I pranishëm ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, ku bëri me dije nismën e qeverisë shqiptare për të hapur Akademinë e IT-së. Bashkë me ambasadorin e Austrisë në Tiranë Johann Sattler , ministri Klosi bëri me dije shndërrimin e 15 shkollave të arsimit professional në shkolla të ekselencës, në vitin e ardshëm shkollor. Mbështetja dhe binjakëzimi I shkollave tona me ato austriake, është mundësi për njohjen e diplomave të arsimit tonë professional në këtë vend, dhe në tregun europian të punës.
Ambasadori austriak në TIranë garantoi mbështetjen e plotë të vendit të tij për procesin e fuqizimit të arsimit professional në Shqipëri, si mënyra e vetme për ta lidhur arsimimin me tregun e punës.
KOHA JONË SONDAZH

