Klosi mbyll guroret në malin e Tomorit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi denoncoi para mediave vendimet e marra nga Gjykata Administrative Vlorë për lejimin e punës së 2 subjekteve nga 9 të tilla, të cilëve Ministria u ka revokuar lejet për guroret në Malin e Tomorit.

“9 leje mjedisore për shkak të shkeljeve të rënda, u revokuan, duke i hequr të drejtën e vijimit të mëtejshëm të aktivitet dhe 10 të tilla u pezulluan.

Në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull në fuqi këto biznese kishin nxjerrë përfitimet financiare në kurriz të malit, qytetarëve që flinin e zgjoheshin me tymin e bardhë të gurëve dhe turizmit të siteve historike dhe kulturore të zonës. Pezullimi dhe revokimi i lejeve mjedisore për këtë aktivitet që kishte shkaktuar as më shumë e as më pak, por një katastrofë të vërtetë natyrore, u morr në zbatim të plotë të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes shumë të tjerash, dy shkeljet më të rënda të konstatuara ishin: ndryshimi i koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilitimin e zonës së gërmuar”, deklaroi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Administrative Vlorë është absurd dhe tërësisht arbitrar.

“Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin proces gjyqësor, me të njëjtin objekt ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve (të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundërshtuar revokimin e lejes mjedisore. Në vendim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë: ka vendosur “Pranimin e masës së sigurisë për dy aktpadi, nga 9 të tilla që ishin paraqitur pranë saj. Kjo do të thotë me fjalë të tjera: se gjykata deri në shqyrtim në themel të çështjes, i jep të drejtë këtyre dy subjekteve të vijojnë punën e gërryerjes së Malit të Tomorrit.

Pikëpyetja që e ka edhe përgjigjen brenda është: Përse dy guroreve, ju është dhënë e drejta të rifillojnë punën, dhe për 7 të tjera, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin objekt ankimimi, gjykata rrëzuar kërkesën e tyre? Pikëpyetja tjetër edhe më e rëndë është: si ka mundësi që për këtë subjekt (foto e printuar nga koordinatat), ku duket qartë ndryshimi i koordinatave, gjykata i ka dhënë të drejtë të vijojë biznesin barbar të gërryerjes së Malit të Tomorrit?”, deklaroi Klosi para mediave.

Megjithatë Ministri Klosi siguroi qytetarët se do ministria që ai drejton do të vazhdojë luftën dhe përpjekjet për zbatimin e ligjit. Ndërkohë Ministri Klosi deklaroi se dhe kjo zonë ku janë bërë gërmimet, fshati Novaj do të jetë pjesë e Parkut Kombëtar të Tomorit, duke zgjeruar kufijtë e këtij parku.

Ndërkohë është shpallur Park Natyror Lugina e Zagorisë dhe së shpejti do të shpallet Peizazh i Mbrojtur dhe Mali i Krujës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?