Klosi me ministrin britanik: Kërkesë për njohjen e pensioneve

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi morri pjesë ne Forumin e Nivelin e Lartë të për Edukimin që po mbahet në Londër. Shqipëria ishte një nga vendet që u soll si model për përpjekjet e mëdha që ka bërë për fuqizimin e edukimit profesional, rritjen e interesit nga të rinjtë për kualifikimin, dhe rënies e shifrave të papunësisë përmes këtij mekanizmi.

Ministri Klosi mbajti fjalën kolegëve nga e gjithë bota, mbledhur në kryeqytetin britanik për të ndarë pikëpamjet dhe shkëmbyer idetë për sfidën e përbashkët  të zhvillimit të arsimit.

Ministri Klosi informoi Forumin  e Lartë Botëror me vizionin dhe rëndësinë që i ka dhënë qeveria e majtë në Shqipëri, arsimimit që lidh më shpejt të rinjtë me tregun e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi, njohu kolegët me shifrat konkrete të rritjes së nxënësve që ndjekin arsimin profesional në vend dhe punësimit të tyre.  “ Qeveria shqiptare nuk e sheh edukimin profesional si një edukim më shumë, por si një mekanizëm të rritjes ekonomike” deklaroi ministri Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë qëndrimit në Londër, ministri Klosi u prit nga ministri britanik i migracionit, Robert Goodwill.

Ministri Klosi njohu ministrin Goodwill me reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërrmarra nga qeveria Rama. Ministri Goodwill vlerësoi dhe përgëzoi ministrin Klosi, për zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe progresin e bërë në këto tre vjetë, duke përshëndetur edhe reformën kurajoze në drejtësi.

Mes Ministrit Klosi dhe Goodwill u fol gjithashtu për komunitetin e shqiptarëve dhe jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. Biseda mes tyre u ndal tek problematika e dokumentacionit të qindra shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, duke shprehur vullnetin e plotë për zgjidhjen sa më shpejt të tyre.

Ministri Klosi parashtroi tek ministri britanik gjithashtu kërkesën për arritjen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore ( marrëveshjes së pensioneve), që do t”ju vijë në ndihmë mijëra emigrantëve shqiptarë që vitet e punës i kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Anglisë, duke vënë theksin tek rëndësia e fillimit të bisedimeve për këtë cështje mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Anglisë. Ministri Klosi e ftoi z. Goodëill për vizitë zytare në Shqipëri, e cila do të ishte tejet e rëndësishme pas vizitës së ministrit britanik të Mbrojtjes pak muaj më parë.

Ministri Emigracionit Robert Goodëill, mirëpriti ftesën për vizitë zyrtare në Shqipëri, duke e vlerësuar vendin tonë si partnerin strategjik në rajon.

Gjatë qëndrimit në Angli, ministri Klosi vizitoi edhe Kolegjin profesional Barnet and Southgate College –  Kathrin Jacob Parkes – vizitë studimore në kolegjet me drejtime profesionale, kryesisht Hoteli Turizëm dhe shkëmbimi I eksperiencave  – binjakëzim i shkollës është përfunduar –  Hamdi Bushati Shkodër, me të cilin është arritur marrëveshja e binjakëzimit me Shkollën Profesionale Hamdi Bushati në Shkodër. Me drejtuesit e Kolegjit “Barnet and Southgate College’ u fol për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjes së vizitave studimore mes dy shkollave profesionale.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?