Klosi: Ndjekje penale për mësuesin që mori rryshfet

Nga ambjentet e Shkollës Profesionale të Kamzës, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në një deklaratë për median, dënoi rastin korruptiv të shfaqur mbrëmë në emsionin investigativ “Stop”.

Klosi tha se “dënoj rastin korruptiv të mësuesit në shkollën “Karl Gega”. Kam urdhëruar në mënyrë të menjëhershme pushimin nga puna të drejtuesve të shkollës dhe kemi çuar për ndjekje penale mësuesin që merrte rryshfet”.

Ai tha gjithashtu se për raste të tilla toleranca do të jetë zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, në lidhje me regjistrimet në shkollat profesionale, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë theksoi se ka fluks të kërkesave për regjistrimin e nxënësve në arsimin profesional. Për këtë ai garantoi cilësinë e  shkollave profesionale për çdo nxënës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?