Klosi: Në 8 dhjetor ministrat e Rajonit në Tiranë, hapim zyrën rajonale rinore
Në ditën e Rinisë, 8 dhjetor, ministrat e Rinisë së Rajonit do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në celjen zyrtare të Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal Rinor, që është rezultati konkret I dalë nga Procesi i Berlinit.
Këtë e bëri të ditur ministri i MMSR, z. Blendi Klosi në aktivitetin parapërgatitor mbajtur në ambasadën gjermane, me përfaqësuesit diplomatic të Gjermanisë, Francës dhe Austrisë.
Ambasadorët e këtyre vendeve e vunë theksin tek rëndësia historike e hapjes së zyrës së parë të bashkëpunimit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor, është një iniciativë historike e cila do të mbledh sëbashku rininë e gjashtë vendeve nën qëllimin e përbashkët të pajtimit dhe integrimit evropian. Kjo përcon një mesazh shumë të fortë duke theksuar rëndësinë dhe kontributin e rinisë në jetën politike dhe jo vetëm të shteteve të rajonit.
Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor ka për qëllim pajtimin, forcimin e mirëkuptimit e bashkëpunimit rajonal, të përballjes me të shkuarën dhe rritjes së stabilitetit në rajon.
“Zyra që është rënë dakort të ketë selinë në Tiranë, është një provë se vendet mund të ecin më përpara përmes komunikimit të të rinjve sesa vetë politikës”, tha ministri Klosi në këtë aktivitet.
Fjala e plotë ministrit Blendi Klosi:
“Të nderuar zotërinj ambasadorë, të nderuar përfaqësues të organizatave joqeveritare mbështetëse të këtij aktiviteti, të nderuar të rinj përfaqësues të grupeve të caktuara rinore, ngritja e Zyrës Rajonale për Bashkpunimin Rinor realisht është një moment shumë I rëndësishën në ndryshimet e shumë mentaliteteve në Ballkan,.
Kjo Zyrë Rajonale do ti shërbejë 100 përqind të rinjve të rajonit për sa I përket mënyrës së funksionimit, shpërndarjes së fondeve, menaxhimit të aktiviteteve, sponsorizimit të pjesmarrësve në aktivitete të ndryshme. Eshtë një zyrë që do ti shërbejë politikës ballkanike për të kuptuar se sa mirë ne mund të bashkpunojmë me njëri tjetrin, se sa më mirë gjërat mund të realizohen nëse bëhen të gjitha në një plan të
rakorduar dhe natyrisht ku kemi më shumë përfaqësues, sesa vetëm qeveritë. Në Zyrën që do të hapim në Shqipëri realisht ne mund ti realizojmë këto.
Ne kemi një program shumë mirë të rakorduar ndërmjet organizatave, organizmave qeveritarë, organizatave rinore të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe partnerëve të politikave në Shqipëri dhe në rajon. Të gjithë së bashku në një qëndër të miradministruar.
Ajo që do doja të lancoja sot në këtë aktivitet është që ne tashmë e kemi marrë një vendim, në datën 8 dhjetor në Ditën Kombëtare të Rinisë ne do të organizojmë takim me ministrat e Ballkanit ku do të marrë jetë dhe Zyra Rinore për Bashkpunimin Rajonal. Faleminderit shumë të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për realizimin e kësaj Zyre.
Në datën 8 dhjetor do të kemi në Shqipëri institucionin e parë rajonal për bashkpunimin rinor. Zyra e Bashpunimit Rajonal padyshim që sjellë shumë progress, të cilat unë do doja ti ndaja sot me ju.
Themelimi dhe ngritja e kësaj Zyre është zhvilluar në mënyrë krejtësisht transparente dhe gjithpërfshirëse, është një kontribut I dhënë në mënyrë shumë rigoroze dhe për këtë falenderoj metodën franko-gjermane për realizimin e procesit, bashkëpunimit me organizata të ndryshme me këtë lloj fizionomie dhe llogjike.
Sot kemi një produkt, I cili vjen në bazë të kontributit të shumë e shumë aktorëve dhe partnerëve të ministrive në këtë aspekt, është një kontribut shumë herë më I madh I shoqërisë civile përfaqësuar nga të zgjedhurit e organizatave rinore në cdo fjalë të statusit të kësaj zyre.
Kjo është organizata e parë nga vendet e Ballkanit në fushën e rinisë, iniciativë e lancuar prej shumë kohësh, dhe realisht gjatë kësaj periudhe është bërë një punë e madhe, përgatitja e planeve të përbashkëta, ngritjen e zyrave dhe ideve të përbashkëta, menaxhimin e aktiviteteve të jo më pak se dy shteteve në mënyrë të përbashkët.
Eshtë një punë e madhe pasi ajo që ndërtohet është historike.
Për herë të parë po përpiqemi të ngremë një strukturë të menaxhuar dhe të administruar nga vetë të rinjtë e rajonit, të rakorduar me aktivitete të përbashkëta nga më shumë sesa dy shtete njëkohësisht.
Eshtë punuar nga të gjashtë ministritë së bashku, ku Ministritë e Jashtme të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të mirë dhe diplomacia ka qënë një pjesë shumë e rëndësishme në realizimin e këtij aktiviteti. Me përfshirjen e drejtëpërdrejtë të 6 ministrave të Ballkanit, të 6 kryeministrave, të cilët mbështetën idenë e kryeministrit Edi Rama, ide e mbështetur fuqimisht nga kryeministri I Serbisë e më pas nga të 4 kryeministrat e tjerë të vëndeve të rajonit.
Eshtë një përpjekje e cila mban mbi vete dakortësinë pothuajse të gjithë aktorëve që mund ta bënin këtë aktivitet të rëndësishën dhe të suksesshëm.
Niveli teknik i përfaqësuar nga Ministritë e Rinisë ose nga ministritë përgjegjëse ka punuar shumë ngushtë me praktikat e vendeve, të cilat e kanë kaluar këtë eksperiencë. Shumë e rëndësishme është që kjo iniciativë nuk vjen si një model i paprovuar, por ne kemi modelin franko-gjerman, i cili ka shërbyer që në fillim të idesë si një model i cili ka pasur sukses, një model I cili ka dëshmuar sesa më mirë gjërat ndodhin kur janë të rakorduara, të menaxhuara.
Ajo që do doja të ndaja me ju përfaqësues të organizatave rinore në Shqipëri është rëndësia shumë e madhe që merr për vendin tonë pasja e një Zyre të tillë Bashkpunimi Rajonal, një Zyrë e cila kërkon të rrisë komunikimin, e të luftojë cdo shfaqje të problemeve etnike, diskriminimit, do duhet që të mbajë mbi vete kaq shumë programe të cilat shkojnë drejtpërsëdrejti tek të rinjtë.
Shoqëria jonë është një shoqëri e re që lëviz, një shoqëri e re e cila konkuron, e cila kërkon më të mirën për veten e saj.
Ne si struktura politike, menaxheriale, si struktura rinore, si përfaqësues të shoqërisë civile e kemi në detyrën tonë të parë që të ndihmojmë sa më shumë që kjo shoqëri të jetë një shoqëri e cila është e gatshme të përballet me sfidat e kohës, e cila është e gatshme të ndërtojë një jetë më të mirë në vëndin tonë, është e gatshme të ndërtojë një jetë më të mirë në rajon në përputhje të plotë më standartet europiane.
Ajo që ne synojmë është standarti europian edhe në menaxhimin e lëvizjeve rinore. Zgjodhëm të jemi në krah të të rinjve sepse mendojmë që kjo është rruga më e mirë për të krijuar një shoqëri europiane edhe në vendet e Ballkanit, që pyetjes a doni të ikni apo doni të rrini në vitet më vonë nuk do ketë kush ti përgjigjet sepse jeta do të jetë e njëjtë si në Shqipëri dhe në vendet e rajonit dhe në Evropë.
Ju faleminderit!”.
KOHA JONË SONDAZH

