Klosi në Kala Festival: Eventi 1 javë, performanca me 120 DJ
Për 7 ditë në 24 orë, plazhi i Dhërmiut u shndërrua në arenën më të madhe të muzikës në rajon. Me performanca të 120 DJ më të njohur të botës të vendosur në disa skena përgjatë gjithë zonës së plazhit. Publiku, mbi 2 mijë turistë, pjesa dërrmuese e të cilëve nga Britania e Madhe, ndërsa të tjerët nga rajoni e vende të tjera, të cilët ndjekin Kala Festival. Ky është një nga eventet më mëdha muzikore që këtë herë zgjodhi si destinacion Shqipërinë.
I pranishëm në një nga netët e këtij festivali, ministri i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se për një javë të tërë, Dhërmiu është shndërruar në një vend magjik për turistët e huaj. Ministri Klosi shprehu bindjen se afrimi i këtij festivali por edhe eventeve të tjera të standarteve ndërkombëtare gjatë tre viteve të ardhshme do të cojnë numrin e turistëve që ndjekin këto ngjarje në 70 mijë vetë.
“Sot plazhet shqiptare janë mbushur me turistë të huaj. numri i turistëve është i madh dhe ne ndihemi optimistë që vera do të jetë e magjishme këtë vit “- tha për mediat ministri Klosi duke shtuar se ndryshe nga cdo vit, këtë sezon Shqipëria ka 500 festa të organizuara në mbarë vendin.
Organizatorët e Kala Festival tregojnw pse zgjodhen Shqiperine mes shume destinacioneve. “Kemi drejtuar festivale në mbarë botën, në Spanjë, Francë, Andora dhe donim një gjë të re. Kerkonim një vend të ri muzikor që të mblidhnim publikun e huaj. Një vit më parë erdha në Shqipëri dhe një miku im më tha që të shikoja edhe këtë vend. Kam qenë në Shqipëri 10 vjet më parë, por vetëm në Tiranë. Nuk i njihja plazhet, erdha i pashë dhe ja ku jemi këtu”,-u shpreh menaxheri i Kala festival.
Duke iu përgjigjur medias për përshtypjet e turistëve mbi vendin tonë, ai u përgjigj se do të rikthehet sërish në Shqipëri dhe jo vetëm ai: “Nëse i pyesni ata që kanë ardhur këtu do t’ju thonë sesa e duan Shqipërinë. Ne vlerësojmë natyrën e mrekullueshme, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe ushqimin tradicional”.
Kala festival është i njohur në arenën ndërkombëtare si një festival që zhvillohet në vende të ndryshme të cilat konkurojnë për të fituar organizimin e tij në vendin e tyre. Por këtë herë organizatorët përzgjodhën Shqipërinë dhe konkretisht plazhin e Dhërmiut për të zhvilluar për një javë të tërë, performancat e DJ-ve më të mirë.
Fjala e ministrit Klosi
Kishim premtuar që ky sezon do të na gjente ndryshe përsa i përket aktiviteteve dhe kemi organizuar mbi 500 aktivitete në të gjithë vendin gjatë gjithë sezonit turistik, por dhe ky aktiviteti sotëm i zhvilluar në Dhërmi është një nga festivalet e njohura i cili ka sjellë 2 mijë të rinj europiane kryesisht nga Anglia dhe sot po festojnë në një javë të tërë në Dhërmi duke ndjerë nga afër bukuritë e bregdetit shqiptar dhe po ashtu mikpritjen shqiptare. Festivali vjen nga një spostim që ka ndodhur në Kroaci dhe në Greqi. Kemi shumë shpresa që edhe festivale më të mëdha nga shumë shtete do të fillojnë të vijnë Shqipëri duke e shndërruar atë në destinacion. Jemi në disa aktvitete gjatë sezonit por aktiviteti i sotëm realisht na ka bërë të ndihemi mirë se për një javë të gjithë të rinjtë e ardhur nga Evropa u ndjene si në një vend magjik.
Ne kemi një axhendë plot aktivitete të cilat përbëhen nga aktivitetet kulturore por edhe nga festat e kulinarisë gjatë gjithë sezonit turistik në zonat me zhvillim turistik do të ketë arsye për të ardhur dhe vizituar. Sot plazhet shqiptare janë mbushur me turistë të huaj. numri i turistëve është i madh dhe ne ndihemi optimistë që vera do të jetë e magjishme këtë vit.
Festivali është mbështetur nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, janë mbi 1.200 anglezë dhe mbi 600 turistë të tjerë nga rajoni dhe nga vende të tjera. Ishte ky një vit i parë dhe shpresoj që në tre vjet ky rezultat të shkojnë në 70 mijë të rinj nga e gjithë Europa. Ndihemi shumë mirë që kemi arritur të jemi në treg të festivaleve europiane dhe bukuria e natyrës por edhe bukuria e mikpritjes shqiptare i ka bërë ata që ndihen shumë mirë dhe shpresoj që të bëjmë dhe një festival tjetër brenda këtij sezoni dhe për vitin tjetër të kemi 3-4 festivale duke synuar që në 3 vjet ta ngrejmë numrin e vizitorëve të këtyre festivaleve në 70 mijë duke shënuar një bilanc superpozitiv për zonën e Dhërmiut. Të gjithë janë të kënaqur e le të shpresojmë që do të rikthehen sa më shumë.
KOHA JONË SONDAZH

