Klosi nga Fieri prezanton shtatë shtyllat e platformës së PS-së: Fitorja e Ramës deri në 2030

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi në fjalën e tij gjatë asamblesë së PS-së në Fier, prezantoi shtatë shtyllat kryesore të platformës së PS-së që do të parashtrohen në Kongresin e PS-së. Po ashtu ai tha se duhet të sigurohen për fitoren e PS-së në vitin 2025 dhe për të gjitha fitoret e tjera, deri në fitoren e Edi Ramës në vitin 2030.

”Së pari qëndron riorganizimi dhe rienergjezimi i strukturës tonë organizative. PS si asnjë parti tjetër në vend, ka një strukturë të mirëorganizuar me shtrirje të gjerë në çdo skaj të vendit. Strukturën tonë klasike organizatën bazë, Këshillat zonal dhe Asamblenë Socialiste të Bashkive, ne nuk duam ta ndryshojë. Por këto vite na kanë treguar se ne duhet punojmë fort me organizatën tonë bazë, pasi kështu përmirësojmë të gjithë strukturën tonë bazë.

Kjo për të njohur më mirë shqetësimet e komunitetit dhe për të përçuar më e mirë e shqetësimet dhe problemet e komunitetit tek strukturat tonë të larta”, theksoi ai.
Klosi tha se në këtë kuadër ne do ti propozojmë Kongresit që të filloj të angazhoj të gjithë kryetarët zonal. Për herë të parë duam ti propozojmë Kongresit që kjo punë të jetë e monitoruar e vlerësuar dhe titullarët apo anëtarët të asamblesë të jenë dhe ata të monitoruar. Tashmë kemi dhe një platformë digjitale që mundëson monitorimin e gjithë hirarkisë së partisë për të pasur më pas një analizë në asamble dhe në kongres ku ata që nuk zbatojnë këto detyra të mos jenë pjesë e kësaj strukture.

Në filozofinë tonë funksionojnë anëtarësimet e reja, por nuk mjafton kjo duke bërë fushata anëtarësimi. Ne synojmë të kemi 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë socialiste, ku të jenë një grua, një i ri dhe dy të tjerët faktor të territorit, ne ia dalim. Nuk mund të organizohemi vetëm në kohë fushate. Duhet të organizohemi një herë, dy herë në javë apo muaj, duhet të kemi takime të shpeshta për ndarë problematikat dhe për të dëgjuar qytetarët. Nuk mund të organizohemi vetëm për zgjedhje, zgjedhjet vijnë shumë shpejt”,-tha Klosi.

SHKARKO APP