Klosi prezanton në Velipojë, projektin për mbrojtjen e deltës së lumit Buna
Klosi: Me këto investime Lumin Buna e kthejmë në një destinacion turistik të përbashkët me Malin e Zi, Kroacinë dhe Serbinë
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në prani dhe të të deleguarit të Qarkut Shkodër, Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati lançoi programin e rehabilitimit të shtratit të Bunës. Projekti “Mbrojtja e Deltës së Lumit Buna”, financuar nga projekti MAVA me një vlerë 2 milionë euro. Përfshirja e këtij projekti afatgjatë në zonën e Buna Velipojës do të mbështesë më tej zbatimin e Planit të Menaxhimit të kësaj zone. Ministri Klosi deklaroi se me këto investime, lumi Buna kthehet në destinacion turistik, pasi projketi do të mundësoj ngritjen e plazheve pranë brigjeve të lumit. “Mbjellja e pemëve dhe mbrojtja e lumit Buna nëpërmjet këtij projekti do të krijojë mundësinë që lumi Buna të jetë i shfrytëzueshëm, jo vetëm për zonën e Velipojës, por të kemi mundësi që ai të afrohet si një destinacion turistik për turizmin e Malit të Zi për të patur mundësinë që Lumi Buna të jetë jo vetëm një kufi ndërmjet dy shteteve tona , po të jetë si një projekt i përbashkët ruristik, ku turistët e shumtë të Malit të Zi të kenë mundësi që nëpërmjet Lumit Buna, të lundrueshëm, të shkojnë në Shkodër dhe të shtojnë atraksionin turistik”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Nismat e qeverisë shqiptare në zhvillimin e turizmit nuk janë të pakta, një prej tyre është hapja rrugë dhe letësira fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje. “Politika jonë përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit edhe në këtë zonë është fare e qartë që të kemi mundësinë që të shtojmë investimet në hotele me 4 dhe 5 yje dhe zona e Velipojës i ka të gjitha mundësitë që të jetë nga zonat pioniere në zhvillimin e hoteleve me 5 yje dhe kërkesat e para ne i kemi në tavolinat tona, të kemi mundësinë të zhvillojmë agroturizmin duke ofruar pika fantastike si pika e sotme ku ka mundësi që me investime të vogla, me investime familjare, por dhe me biznese të cilat prodhojnë jo vetëm natyrë por edhe arsye për të ardhur për të vizituar këtë pike”, tha Klosi. Ndërsa Ministri Ditmir Bushati i pranishëm në aktivitet pasi falenderoi Minsitrin Klosi për dy aksionet e ndërmarra nga ai, atë të pastrimit dhe të gjelbërimit e përgëzoi edhe për punën në drejtim të zhvillimit të turizmit. “Në këtë nisëm ne të jemi të gjithë së bashku pushtet vendor pushtet qëndror dhe partner të ndryshëm që ndihmojnë Shqipërinë, apo fondacione private. Fondacioni privat që po zbaton projektin për rigjallërimin e Bunës do të ketë një portofol financiar për implementimin e projektit dhe do të bashkëpunoj së bashku edhe me aktivistë të shoqërisë civile, përveçse me institucionet qëndrore. Më erdhi mirë që ministri Klosi i nxiti për të shpenzuar një pjesë të skemës së grandeve për fuqizimin e kapaciteteve vendore në Shkodër duke qenë se ka dhe aktivistë të spikatur në mbrojtje të zonës, në mënyrë që të jetë një investim jo thjesht për rigjallërimin e Bunës në të ardhmen, por dhe një investim për komunitetin në Shkodër”, tha Bushati.
Fjala e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi:
Sot jemi në Velipojë për të lançuar një projekt 2 milion euro, tashmë të financuar nga Kombet Bashkuara dhe i mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet Zonave të Mbrotjura për të zhvilluar një nga zonat më interesante që ne kemi si destinacion i ri turistik, Zonën e Velipojës dhe gjithë zonën e Lumit Buna. Mbrojtja e Lumit Buna dhe Mbrojtja e gjithë faunës dhe shtimi i zonave të trajtuara nga pikëpamja mjedisore në këtë territor, do të thotë një zonë shumë herë më e mbrojtur, por njëkohësisht një zonë shumë herë më e pranueshme, për një numër shumë më të madh turistësh që ne presim në vitin në vazhdim dhe sidomos në vitin tjetër. Përfundimi i infrastrukturës rrugore nuk mund të rrinte pa u shoqëruar me investime që shkojnë në shtimin e arsyeve përse vizitorët dhe turistët duhet të vijnë në këtë territor. Presim që të kemi një numër shumë më të madh të zhvillimit turistik në zonën e Velipojës dhe gjithë Qarkun e Shkodrës. Për këtë arsye do të vazhdojmë me përpjekjet tona për të pasur një mjedis të mbrojtur, por dhe një mjedis të pastër. Mbjellja e pemëve dhe mbrojtja e lumit Buna nëpërmjet këtij projekti do të krijojë mundësinë që lumi Buna të jetë i shfrytëzueshëm, jo vetëm për zonën e Velipojës, por të kemi mundësi që ai të afrohet si një destinacion turistik për turizmin e Malit të Zi për të patur mundësinë që Lumi Buna të jetë jo vetëm një kufi ndërmjet dy shteteve tona , po të jetë si një projekt i përbashkët ruristik, ku turistët e shumtë të Malit të Zi të kenë mundësi që nëpërmjet Lumit Buna, të lundrueshëm, të shkojnë në Shkodër dhe të shtojnë atraksionin turistik. Ne do të vazhdojmë me së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për të pasur mundësinë e shikimit të kësaj zone duke gjetur ekuilibrin e qëndrueshëm ndërmjet një zhvillimi intesiv të qëndrueshëm turistik, por dhe një mbrojtje të qëndrueshme të mjedisit dhe të ambientit për rreth. Prandaj së bashku me ministrin Bushati ne jemi këtu për të gjetur të gjitha mundesitë që Shkodra, i gjithë qarku i Shkodrës zona e veriut të Shqipërisë të ofrohet shumë shpejt si destinacioni më interesant i Shqipërisë pasi është një zonë e Mbrojtur një zonë me kaq shumë burime natyrore me kaq bukuri natyrore me alpe, me lumë me det, me rërë e ka çdo gjë kjo zonë, prandaj edhe sot në 95 vjetorin e Shërbimit Pyjor ne së bashku me ministrin Bushati kemi ardhur këtu për të vazhduar aksionin tonë të madh të mbjelljes së 20 milion e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020 duke shtuar disa mijëra pemë në zonë të mbjella së bashku me qytetarët e Velipojës dhe të Shkodrës.
Në kuadër të bisedës që ne po vazhdojmë të bëjmë me qytetarët. Bashkëqeverisja vazhdon të jetë për ne një pikë kulmore e programit tonë qeveritar kemi ardhur këtu në Lagunën e Mbrojtur të Zonës Velipojë për të parë nga afër mundësitë reale të zhvillimit të qëndrueshëm, por duke mbrojtur këto bukuri fantastike të natyrës. Programi jonë për të pasur një ofert të përbashkët me vendet e rajonit duke qenë së bashku në këtë përpjekje me Malin e Zi me Kroacinë, Serbinë, me Kosovën me Maqedoninë e më gjerë se sa kaq është që këto zona që ne i kemi kaq të bukura , kaq të pakta dhe të gjithë bregdetin Adriatik ne t’i ofrojmë si destinacione turistike dhe fantastike për një numër shumë të madh turistësh që vijnë deri në bregun e Bunës dhe pastaj në zonën tonë fillojnë dhe rrallohen prandaj politika jonë përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit edhe në këtë zonë është fare e qartë që të kemi mundësinë që të shtojmë investimet në hotele me 4 dhe 5 yje dhe zona e Velipojës i ka të gjitha mundësitë që të jetë nga zonat pioniere në zhvillimin e hoteleve me 5 yje dhe kërkesat e para ne i kemi në tavolinat tona, të kemi mundësinë të zhvillojmë agroturizmin duke ofruar pika fantastike si pika e sotme ku ka mundësi që me investime të vogla, me investime familjare, por dhe me biznese të cilat prodhojnë jo vetëm natyrë por edhe arsye për të ardhur për të vizituar këtë pikë. Ky bashkërendim i ofertës turistike me vendet fqinje do ta bëjë shumë shpejt zonën e Velipojës një nga perlat e turizmit shqiptar, jemi besim plotë që në vitin 2018 do të prodhojë në zonën e Velipojës një turizëm të disa fishuar krahasim me një vit më parë. Për këtë arsye qeveria shqiptare po vazhdon investimet e mëdha, jo vetëm në politikat e zhvillimit të turizmit, por shumë më tepër se kaq që ka të bëjë me politikat e zhvillimit të infrastrukturës turistike.
Pjesë nga fjala e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati
Përfundimi I rrugës së Velipojës është vetëm hapi i parë, ndonëse shumë i rëndësishëm për ta rigjallëruar më shumë zonën, për ta kthyer atë që tha dhe ministri Klosi, në një perlë dhe një destinacion të rëndësishëm të Adriatikut, mundësisht jo vetëm për shtetasit shqiptarë dhe për shqiptarët e Kosovës, por edhe më gjerë dhe ne sot patëm mundësi gjithashtu që të diskutojmë një projekt që do të rinisë për sa i përket rigjallërimit të shtratit të Bunës, projekte të konceptuar në mënyrë integrale së bashku me projektin e liqenit, i cili është duke u diskutuar me palën malazeze dhe ne do ta mbështesin dhe nëpërmjet fondeve të Bashkimit Evropian, fondeve ndërkufitare për të krijuar mundësinë që kjo zonë të jetë më e zhvilluar dhe kjo zonë të jetë një destinacion shumë i mirë për turistët shqiptarë apo të huaj. Pika e dytë që dua të ndalem sot është mesazhi për gjithë qytetarët e Shkodrës për të vazhduar për t’ju përgjigjur pozitivisht iniciativës së ministrisë për të mbjellë pemë për të ruajtuar më mirë mjedisin edhe këtu në Velipojë është ndër rastet e rralla për natyrën, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjërë sipas ekspertëve ku pylli jeton dhe ushqehet nën ujë dhe është detyrra jo thjesht e strukturave shtetërore, por edhe qytetarëve për ta mirëmbajtur sa më shumë, për tu kujdesur për mjedisin dhe për t’i krijuar mundësinë çdokujt që vjen dhe viziton zonën për të parë këto bukuri të natyrës. Së treti është shumë e rëndësishme që në këtë nisëm ne të jemi të gjithë së bashku pushtet vendor pushtet qëndror dhe partner të ndryshëm që ndihmojnë Shqipërinë, apo fondacione private, fondacioni privat që po zbaton projektin për rigjallërimin e Bunës do të ketë një portofol financiar për implementimin e projektit dhe do të bashkëpunoj së bashku edhe me aktivistë të shoqërisë civile, përveçse me institucionet qëndrore. Më erdhi mirë që ministri Klosi i nxiti për të shpenzuar një pjesë të skemës së grandeve për fuqizimin e kapaciteteve vendore në Shkodër duke qenë se ka dhe aktivistë të spikatur në mbrojtje të zonës, në mënyrë që të jetë një investim jo thjesht për rigjallërimin e Bunës në të ardhmen, por dhe një investim për komunitetin në Shkodër.
KOHA JONË SONDAZH

