Klosi: Prindërit të rimendojnë zgjedhjen për fëmijët e tyre

Klosi: Fitues është Arsimi Profesional

Klosi: Binjakëzimi, mbështetja financiare dhe ligji I ri hov të ri  Arsimit Profesional

Klosi:  Prindërit të rimendojnë zgjedhjen për fëmijët e tyre

Swiss Digital Desktop Reklama

Klosi : Arsimi Profesional, e ardhmja e arsimit në vend

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditën e tretë dhe të fundit të Olimpiadës së Aftësisë, u ndanë çmimet për shkollat me performancën më të mirë në ekspozimin e punës së nxënësve sipas disiplinave.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre çmimeve, ministri I MMSR , z. Blendi Klosi deklaroi se fituesi I këtij aktiviteti 3 ditor ishte një : Arsimi Profesional.

Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve. Mijëra prindër e nxënës të shkollave 9 vjeçare vizituan Olimpiandën e Aftësisë, gjatë tre ditëve, për të parë nga afër se çfarë degësh dhe kurikulash ofrojnë shkollat profesionale. Janë këto shkollat që do  të jenë e ardhmja e arsimit dhe formimi në Shqipëri, ashtu si në të gjitha vendet e zhvilluara. Tani po punohet për rritjen e cilësisë së tyre. Binjakëzimi I të gjitha shkollave profesionale, me shkollat më të mira të të njëjtit profil në Europë, mbështetja financiare miliona euroshe nga vende të BE-së dhe nga qeveria shqiptare, do të rrisë cilësinë e ketyre shkollave. Ligji I ri I arsimit prosional që do të miratohet së shpejti, duke I kthyer shkollat në njësi autonome vetëmenaxhimi, lidhja e tyre me bisnesin, do ti japë një tjetër hov Arsimit dhe Formimit Profesional” – deklaroi ministri Klosi.

b2

Blendi Klosi: “Në këto tre ditë mijëra prindër e nxënës të shkollave 9 vjecare vizituan panairin, panë nga afër si përgatiten nxënësit në këto shkolla. Ftoj të gjithë prindërit ta mendojnë edhe njëherë zgjedhjen  e arsimit për fëmijët e tyre.Unë jam shumë I kënaqur që prindërit e mi zgjodhën për mua 30 vjetë më parë arsimin professional”.

Të gjitha krijimët dhe prodhimet e  nxënësve të realizuara brenda ambjenteve të kësaj Olimpiade, do tu çohen familjeve në nevojë.Në Olimpiadën e Aftësive ishin pjesëmarrëse 42 shkolla të arsimit professional në vend, 10 qëndra të formimit professional dhe dhjetra bisnese private, në kërkim të punonjësve të kualifikuar.

Olimpiada e Aftësive u zhvillua në kuadër të përmbushjes së objekvit të shpallur për dyfishimin e diplomave të arsimit professional, vitin e ri shkollor.

b3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?