Klosi: Reformim shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuar

 

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara është mbledhur ditën e sotme për të trajtuar problematikat me të cilat përballet aktualisht ky komunitet, si edhe mundësitë për përmirësimin e situatës.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në fjalën e tij tha se në 61 bashkitë e vendit duhet të krijohen strukturat e duhura për trajtimin e këtyre problematikave.

“Bashkitë tashmë janë më të përgjegjshme ndaj problematikave me të cilat përballen kategori të ndryshme. Në 61 bashkitë e vendit duhet të krijohen strukturat e duhura për trajtimin e këtyre problematikave. Po finalizohen dy programe të reja për përfaqësimin dhe plotësimin e nevojave të personave me aftësi të kufizuara. Ministria e Mirëqenies Sociale është në vijim të reformimit për përmirësimin e shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuar. Kemi filluar procesin e reformimit të mënyrës së vlerësimit të kategorizimit të aftësisë së kufizuar, dhe shkallën e kufizimit të aftësisë”, tha ministri Klosi.

SHKARKO APP