Klosi: Shkollat profesionale, sfida jonë cilësia e mësimdhënies
Një ditë përpara fillimit të shkollave, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte pranë shkollës më të vjetër profesionale në vend, në shkollën agro-bujqësore të Golemit në Durrës.
Në këtë shkollë, është kryer investimi më i madh për këtë vit, për ndërtimin e kampusit modern të bazës prodhuese, një investim ky i ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prej 55 milionë lekësh të reja.
“Me këto investime, -tha ministri Klosi, -shkolla agrobujqësore e Golemit, do të kthehet në identitet, si shkolla më e vjetër në vend që për vite me radhë ka nxjerrë punonjës të kualifikuar.“
“Baza më e madhe prodhuese në vend, ku nxënësit do të bëjnë praktikën me kurikulat e reja mësimore të arsimit profesional, ku gjysma e mësimit është praktikë, shkolla do të shndërrohet në standartet e shkollave të Bashkimit Europian”, deklaroi gjithashtu ministri Klosi.
Më tej, ai theksoi se sfida jonë është cilësia e mësimdhënies, për ta shndërruar këtë shkollë në qendër multifunksionale të ekselencës.
Të gjitha shkollat e arsimit profesional këtë vit, janë pajisur me bazën e re të praktikës dhe laboratore të reja, investime të Ministrisë së Mirëqënies Sociale. Investimet do të vijojnë, edhe përgjatë këtij viti, për shtimin e kapaciteteve nisur nga shtimi i kërkesave të këtij viti për ndjekjen e arsimit profesional.
KOHA JONË SONDAZH

