Klosi: Shtohen kërkesat, arsimi e formimi profesional sigurojnë punësim
Disa ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, kërkesat për regjistrim në arsimin profesional janë trefish mbi kapacitetin e shkollave. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Mirëqënies Sociale do të nisë menjëherë fillimin e investimeve për zgjerimin e kapaciteteve.
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ishte në shkollën profesionale të Korçës “Isuf Gjata”, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, nga ku deklaroi se trefishi i kërkesës mbi kapacitetet, do të ndryshojë politikën e investimeve të ministrisë. Ministri Klosi deklaroi se kërkesat për arsimin profesional, tregojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve se arsimi profesional dhe formimi profesional sigurojnë punësimin.
“Janë mbi 40 mijë vende pune të lira, që duan profesionistë. Jam i gatshëm ta bëj këtë debat me këdo që kundështon këto shifra” – deklaroi ministri Klosi, i cili shtoi se të gjitha shkollat e arsimit profesional janë duke përfunduar procesin e binjakëzimit me shkollat më të mira profesionale të Europës. ” Në fund të shkollës cdo nxënës i arsimit profesional do të ketë një diplomë të njohur në BE”, – deklaroi gjithashtu Klosi.
Më poshtë fjala e plotë e Ministrit:
“E nderuar zonja drejtoreshë, i nderuar zoti Kryetar i Bashkisë, të nderuar pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Ky është një aktivitet që po e zhvillojmë në të gjithë Shqipërinë në kuadër të hapjes së vitit të ri shkollor për arsimin e mesëm profesional. Ëstë një aktivitet që përmbyll një nga fushatat më të mëdha të Ministrisë UnëZgjedhArsiminProfesional dhe ne jemi përpjekur të shkojmë në cdo qytet të Shqipërisë, në cdo shkollë profesionale në cdo komunitet biznesi, aty ku ka nevojë për punësim, për të dhënë punë e për të marrë punë.
Mendoj se kemi arritur dicka shumë të madhe, të rikthejmë debatin për Arsim Profesional, ta rikthejmë në identitet dhe në kërkesën e qytetarëve Arsimin Profesional. Ne jemi këtu me partnerët tanë austriak të cilët do doja t’i falenderoja shumë pasi qeveria austriake do të mbështesë me një projekt shumë të madh, dy shkolla shumë të rëndësishme të vendit tonë, të Hoteleri – Turizmi në qendrat tona shumë të zhvilluara turistike: Korcën dhe Sarandën. Shkolla me emër dhe me rëndësi historike për arsimin profesional në Shqipëri.
Është e pamundur të mendosh që do të kemi një turizëm afatgjatë në Shqipëri nëse ne nuk do të kthejmë me shumë shpejtësi edukimin profesional në degët e Hoteleri – Turizmit dhe në degët që do t’i shërbejnë turizmit.
Ne duam shumë të vazhdojmë të zhvillojmë të gjithë investimet e bëra në qarkun e Korces , për turizmin dhe jo vetëm në bashki, por edhe në pika tursitike shumë të bukura që ka ky rreth e gjithashtu e gjithë zona turisitke në pjesën juglindore të Shqipërisë, duke e rritur mundësinë e këtij turizmi jodetar.
Pra Shqipëria është e njohur shumë për turizmin e detit, por ne duam që të prekim edhe zonat si Korca, Pogradeci, Kukës, Dibër, etj. , për të rritur e zhvilluar turizmin që këto zona ofrojnë.
Natyrisht Korca është pika më interesante ku ne duam të investojmë gjithmonë e më shumë. Prandaj falenderoj shumë kooperacionin austriak që zgjodhi shkollën tuaj e do të kemi mundësinë që nëpërmjet përfaqësuesve të lartë të këtij kooperacioni të kuptojmë si do të jetë e ardhmja e shkollës, pasi gjëja më e rëndësishme është që kjo shkollë do të binjakëzohet me shkollën austriake, kurrikulat dhe mësimdhënia do të jenë të ngjashme me shkollën austriake dhe në fund të projektit do të ketë laborator të qëndrueshëm. Mbi gjithcka, diplomat e kësaj shkolle do të jenë të njëjta me diploma të ngjashme në Evropë.
Pra, një nxënës i shkollës sonë do të ketë një diplomë gati të njëjtë, me një diplomë austriake. Do të jetë një profesionist I gatshëm për tregun e punës shqiptar por edhe evropian, nëse ne duam të ecim përpara dhe të afrojmë jo vetëm një edukim më shumë por edhe mënyrë jetese. Ju që keni zgjedhur arsimin profesional keni bërë zgjedhjen e duhur pasi jeni më të kërkuarit sot për sot. Ne vazhdojmë në politikë të bëjmë debatin e madh për shifrat e punësimit në vend por është gjjithcka reale që zyrat e punës kanë mbi 40 mijë vende të reja pune që presin profesionistë.
Ka ardhur momenti që me këtë temë të përballemi qartazi: sa është papunësia në Shqipëri dhe sa njërëz ka që kanë një zanat por nuk gjejnë punë? Unë mendoj se është e kundërta: sa biznese ka që kërkojnë profesionistë dhe nuk gjejnë të tillë?
Bashkia e Korcës ka bërë një investim shumë të madh, në pazarin e vjetër të Korcës. Pikë shumë interesante turistike por e cila duhet të transformohet në një pikë shumë të fortë zejtarie. Ne kemi bërë ligjin e ri të zejeve dhe zejtarët janë ata që do të mund të prodhojnë dicka me duart e tyre dhe për të gjithë këta, politikat fiskale të shoqërisë janë zero.
Por të gjithë ju që jeni në përfundim të shkollës, nesër mund të jeni brezi I parë I zejtarëve të pazarit të ri të Korcës, që të prodhoni gjërat tuaja dhe të ndryshoni jetën tuaj.
Gjithcka është shumë e thjeshtë për tu bërë në se kontribuojmë të gjithë, japim më shumë dashuri dhe kemi më shumë vullnet. Prandaj ne jemi në këtë takim përmbyllës, të fushatës UnëZgjedhArsiminProfesioanl dhe jo më kot zgjodhëm shkollën tuaj. Jo më kotë zgjodhëm shkollën tuaj sepse mendojmë që është nga ato shkolla të cilat mbartin mbi vete të gjithë përpjekjet tona për të qënë një shkollë super ekselente në kuadër të ridimensionimit të arsimit profesional. Kemi bindjen e plotë që Korca do dëshmojë që ka njerëz qe duan punën dhe duan profesionin, që nëpërmjet partneritetit tonë me qeverinë austriake shkolla të transformohet realisht në një shkollë ekselence. Nëpërmjet bordit drejtues të shkollës
drejtuar nga përfaqësues më të lartë të biznesit lokal, ne kemi mundësinë të vazhdojmë politikën tonë të shkollës duale (ku një pjesë e shkollës të bëhet në bizneset dhe një pjesë e shkollës të bëhët në klasë).
Prandaj drejtorisë së shkollës, stafit pedagogjikë i është kërkuar që të kemi gjithmonë e më shumë lidhje të drejtpërdrejta me biznesin lokal. Nxënësit që mbarojnë shkollën tonë dhe në degët: ekonomi, hoteleri-turizëm, është e pafalshme që të mos jenë të gjithë me një karrierë të sigurtë punësimi duke qënë se kemi me dhjetra biznese në rrethin e Korcës . E patolerueshme që të gjithë nxënësit e shkollës sonë të Korcës të mos jenë pothuajse të punësuar në bizneset që po i presin ata sapo të mbarojnë vitin e katërt të shkollës.
Kjo krijohet vetëm duke bërë praktikat e punës, krijohet vetëm duke pasur drejtoria dhe bordi drejtues I shkollës një lidhje të drejtëpërdrejtë me komitetin e biznesit lokal. Kjo krijohet duke pasur një lidhje shumë më të fortë me zyrën e punës dhe me qëndrën e formimit profesional, për të krijuar mundësinë e trajnimit jo vetëm të nxënësve por edhe të adultëve , për të filluar për të bërë kurse dhe ata që janë jashtë klasavë të shkollës por që duan të marrin një profesion.
Për të gjitha këto ne kemi tashmë ligjin e ri të arsimit dhe formimit professional, I cili do të krijojë këtë hapësirë të re, për ta kthyer arsimin profesional aty ku e meriton. E gjitha kjo bëhet duke marrë dhe pasur një cilësi më të lartë të stafit pedagogjik. Në qofte se deri tani kemi folur për cilësinë e shkollës, tani duhet të flasim shumë më tepër për cilësinë e stafit pedagogjik, për trajnimin e tyre, për edukimin e tyre professional, për faktin që duhet të njohin tregun e punës në Qarkun e Korcës. Kooperacioni austriak do na ndihmojë me trajnimin e mësuesve dhe me përgatitjen e kurrikulave shumë herë më të avancuara për ta. Jam besimplotë që shkollën “ Isuf Gjata” do ta kthejmë në një shkollë reale ekselence në vendin tonë. Për këtë na duhet që të vazhdojmë më fortë thithjen e nxënësve pranë arsimit profesional. Unë e kuptoj që në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë kemi një mbipopullim të shkollave tona sepse aty ka shumë më tepër banorë por edhe shkolla juaj e cila ka qënë në nivele të larta rekrutimi të viteve të para, të vazhdojë këtë fushatë rekrutimi deri në fund të muajit shtator dhe mendoj se edhe këtu do të kemi nevojë të hapim klasa të reja, edhe këtu do të kemi nevojë për të parë kapacitete më shumë për dhënien e edukimit profesional.
Ajo që po ndodh në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Fierit është një situatë që na bënë realisht të ndihemi mirë. Kemi disaherëfishim të numrit të atyre që kërkojnë arsimin profesional.
Sot në shkollën e Kamzës kemi tre herë mbi kapacitetin e shkollës kërkesa për regjistrim. Në shkollën e hoteleri- turizmit në Tiranë kemi kërkesa më shumë sesa dyfishin që shkolla mund të pranojë. Vetëm në këtë shkollë u mbyllën regjistrimet në ditën e parë, një ditë ishte e mjaftueshme që shkolla të mbushte kapacitetin.
Kjo na bën të mendojmë që ka ardhur koha për politika rë reja investimi dhe në arsimin profesional, për ta cuar atë gjithmonë e më pranë njerëzve dhe jam besimplotë që qarku I Korcës duhet të jetë një nga këto vatrat e profesionistëve të rinj, zejtarëve të rinj që do duhet t’i afrohet biznesit të këtij komuniteti.
Edhe njëherë drejtoreshë, do doja t’ ju nxisja shumë në fushatën e pranimeve të reja së bashku me pushtetin lokal do ju duhen takime me komunitetin në zonat përreth Qytetit të Korcës, ti shpjegoni arsyen se pse një i/e re të zgjedhi arsimin profesional dhe se sa jeta e tyre bëhet shumë më e mirë nëse ata bëjnë këtë zgjedhje.
Ju kërkoj me shumë forcë që së bashku me zyrën rajonale të punë , me të gjithë stafin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që punon këtu në Korcë, të keni kontakte më të vazhdueshme me komunitetet rreth e qark Bashkisë së Korcës për të shtuar në maksimum numrin e nxënësve që zgjedhin arsimin professional edhe në shkollën tuaj”.
KOHA JONË SONDAZH

