Klosi: Stop makinave të vjetra, do ketë masa shtrënguese

Tashmë është zyrtare: në Shqipëri nuk do të lejohen të importohen makina më të vjetra se 10 vjet përdorim.

Qeveria zyrtarizoi vendimin, por ai do të hyjë në fuqi kur të botohet në fletoren zyrtare, që parashikohet brenda muajit nëntor. Ministri Blendi Klosi në një intervistë për Vizion Plus shpjegon se ky nuk ishte një vendim i lehtë për shkak të presioneve nga tregtarët e automjeteve, por ishte një vendim i vonuar, i cili duhet të ishte marrë 6 vite më parë.

Vendimi ka për qëllim që të mos importohen më makina nga 2009. U është lënë pak kohë që të tregtarët që kanë bërë porositë ti përfundojnë ato, ndërsa makinat që janë ende të patarguara do të kenë mundësi të kryejnë këtë proces deri në mars 2019. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Makinat që kanë më shumë se 10 vite përdorim do të vijojnë të qarkullojnë, por për ministrin në një moment të dytë do të parashikohen politika më të forta ndaj atyre që ndotin më shumë mjedisin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi parashikon një forcim të të gjithë zinxhirit të kontrollit të automjeteve, ku përfshihet edhe kolaudimi. Sigurisht këto makina të cilat nuk janë pak por nga llogaritë tona janë rreth 70 mijë të tilla do të dalin gradualisht nga tregu, por bashkë me Ministrinë e Transportit do të shikojmë mundësinë e një politike më të fortë për ato që ndotin mjedisin.

Por kjo masë është e paplotë, për aq kohë sa një ndër ndotësit kryesor të mjedisit është karburanti i keq. I vetëdijshëm për këtë fakt, ministri Klosi thotë se institucionet përgjegjëse duhet të fokusohen më shumë në këtë drejtim.

Sipas këtij vendimi tashmë do të importohen makina me standardin Euro 4, ndërsa sa i përket automjeteve të rënda, si dhe autobusëve ato duhet të plotësojnë standardin euro 5.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?