Klosi: Të denoncohet çdo rast i abuzimit me fëmijët

“Ngjarja është e rëndë dhe duhet reagim më i fortë nga shoqëria”.

Ky ka qenë reagimi i sotëm i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, lidhur me skandalin e jetimores së Shkodrës, ku tre vajza të mitrura rezulton se janë dhunuar.

Sipas tij, duhet të denoncohet çdo rast i abuzimit me fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se edhe dje ai ka dalë me një deklaratë të posaçme, duke dënuar me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përgëzoj kryetaren e Bashkisë Shkodër për bashkëpunimin me Prokurorinë dhe nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e organit të akuzës. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti t’i kujtoj çdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve”, ka pohuar Klosi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?