Klosi: Të dhëna të sakta të statusit social për qytetarët e akomoduar në hotele

Zyra operacionale për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore ka tashmë gati një data base me të dhëna të sakta të statusit social të njerëzve të sistemuar në hotele. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Bledi Klosi deklaroi sot se është hartuar një data base e plotë me të gjithë problematikat e tyre. “Kemi të gatshëm informacionin e plotë për çdo qytetar në hotel, çka na ndihmon edhe në marrjen e vendimeve”, deklaroi ministri Klosi. Për një pjesë të banorëve në hotele, theksoi ministri Klosi, brenda ditës së hënë do të kemi një raport mbi situatën e banesës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?