Klosi: Të reflektojmë për një familje të shëndoshë
Në Ditën Botërore të Familjes, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se duhet të reflektojmë për një familje të shëndoshë.
“Vëmendja e shtetit, – tha Klosi, – është e përqendruar në familjet në nevojë dhe jo në ata që i kanë dhënë votën”.
“Në këtë ditë jemi bashkë për të reflektuar për një familje më të shëndoshë, jemi me partenerët ndërkombëtarë me pushtetin qendror dhe lokal. Sot në të gjithë vendin ka organizata që punojnë me fëmijët në rrugë, me gratë, me fëmijët e komunitetit rom. Ndihma jonë më e madhe duhet të shkojë tek familjet në nevojë. Reforma jonë e ndihmës ekonomik pati një parim të vetëm, reforma gjen implementimin në të gjithë Shqipërinë, i shkon varfërisë. Shetit duhet të ndihmojë jo ata që i jep votën, por më të varfërit, prandaj jemi këtu për të bërë një shtet social”, theksoi ai.
I pranishën ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili u bëri thirrje donatorëve që vëmendjen të shtrijnë edhe në bashkitë e tjera, të cilat kanë shumë vështirësi për të krijuar një jetë me shërbime sociale.
“Shumë ide që kishin filluar tre vite më parë po gjejnë zgjidhje edhe në bashkinë e Tiranës. Por përveç Tiranës do të doja t’ju bëja thirrje të shikonit përtej Tiranës. Ka shumë kryetarë bashkie në rrethe që e kanë të vështirë, prandaj doja që shumë prej donatorëve të shikonin në bashkitë e tjera”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

