Klosi: Të rinjë, të përfshihen në procesin e votimit

Në aktivitetin e zhvilluar sot në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, së bashku me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi, e vunë theksin tek pjesëmarrja e të rinjve, por edhe e komunitetit rom në procesin e votimit.

“Sot është një ditë që ne përpiqemi që në bashkëpunim me institucione të tjera të vendosim raporte sa më mira bashkëpunimi, për t’u treguar të gjithëve se e rëndësishme është që të votojmë, me pjesëmarrjen  në proceset e votimit të grupeve që quhen ndryshe si grup vunerabël, të cilët kanë nevojë për gjithëpërfshirje”, tha Klosi.

Më tej, ai bëri apel për pjesëmarrje të të rinjve në procesin e votimit, si dhe përmendi zyrën rajonale të vendeve të Ballkanit, e cila do të ketë selinë qendrore në Tiranë.

“Sot është një ditë e veçantë që nuk ka lidhje shumë me politikën, por për të vendosur një bashkëpunim. Për të kuptuar sa është e rëndësishme të votojmë e te jemi pjesëmarrës në vendimmarrjen politike, ne u drejtohemi gjithë të rinjve, që pjesëmarrja në votime është shumë e rëndësishme pasi më pas e kanë shumë të lehtë të gjykojnë e të kenë kerkesa. Do të doja që të theksoja se ne si ministri e kemi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrje”, theksoi ai.

 

SHKARKO APP