KLP cakton Anita Jellën si drejtuese të prokurorisë Durrës, kurse Genti Xholin në Prokurorinë e Apelit

KLP vendosi unanimisht të caktojë Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës dhe Genti Xholin në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë për një periudhë 3-vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Me emërimin e të dy drejtueseve, Këshilli vendosi të ndërpresë caktimet e përkohshme si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Këshilli ka arritur të emërojë në detyrë 4 drejtues prokurorie; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?