KLP dhe KLGJ, Zaganjori: Procesi në rrugë të drejtë
Ka nisur këtë të mërkurë Asambledhja Gjyqësore, ku 331 gjyqtarë do të votojnë për 6 anëtarët e KLGj-së.
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori duke folur për reformën e drejtësisë dhe për ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së, theksoi se tashmë procesi ka hyrë në një rrugë të shëndoshë, e cila i jep garanci zbatimit të së drejtës.
“Shumica e gjyqtarëve e kanë përshëndetur dhe kanë qenë aktivë në reformën e drejtësisë. Mendoj dhe besoj se gjithçka do të ecë mirë për të garantuar një proces të shëndoshë”, tha mes tjerash Xhezair Zaganjori.
Sot do të ngrihet KLGJ-ja dhe më pas kjo do t’i hapë rrugë krijimit të SPAK, i cili ka për qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta drejtuese, përfshirë edhe politikanët.
KOHA JONË SONDAZH

