KLP do të publikojë në maj vlerësimin për 25 kandidatët e SPAK

Më 15 Maj 2019 Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të prezantojë vlerësimin për 25 kandidatët e përzgjedhur një ditë më parë për Prokurorinë e posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit.

Në mbledhjen e një dite më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi u ka kujtuar anëtarëve të KLP-së dhe komisionit të vlerësimit se kanë në dispozicion 6 javë kohë nisur nga data 4 Prill.

Në garë për tu bërë pjesë e SPAK janë 25 kandidatë mes tyre shumica prokurorë të Krimeve të Rënda nisur nga drejtuesja aktuale Donika Prela dhe tek vartës të saj e ish-drejtues të kësaj prokurorie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vlerësimit paraprak dhe renditjes që do të bëjë komisioni i KLP-së, kush nga 25 do të renditet në listën e 15 më të aftëve dhe me vetting të kaluar, do të behet pjesë e SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

KLP skualifikon tre kandidatë nga lista e 28 aplikantëve për SPAK-un

Tre nga 28 prokurorët që kanë aplikuar për Strukturën e Posaçme Antikorrusion janë skualifikuar nga komisioni i ngritur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kandidatët që sipas KLP-së nuk kanë plotësuar kriteret janë: Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino.

Këshilli njoftoi se tre prokurorët u përjashtuan pasi nuk janë aktualisht pjesë e sistemit të Prokurorisë, ndërkohë që përzgjedhja për SPAK-un konsiderohet rritje në karrierë.

Lista me 25 kandidatët plotësojnë kushtet ligjore, që do të thotë kanë 10 vite punë si prokuror dhe nuk kanë marrë asnjë masë disiplinore do i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kaluar vettingun me përparësi dhe më pas një përzgjedhje përfundimtarë do të jetë përcaktimi i aftësive profesionale konkluzion që do të dalë nga analizimi i pesë dosjeve të hetuara prej tyre që janë përzgjedhura nga KLP.

Në fund të mbledhjes, KLP votoi listën e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për 25 kandidatët për SPAK që plotësojnë kushtet ligjore ndërkohe që nga kjo liste do të përzgjidhen 15 prokurorë që do të krijojnë strukturën e posaçme antikorrupsion. Ndërkohë KLP nuk ka zëvendësuar ende vendin e mbetur bosh pas largimit të anëtares Antoneta Sevdari.

Lista e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për 25 kandidatët për SPAK që plotësojnë kushtet ligjore përbëhet nga:

Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini, Arben Kraja, Behar Dibra, Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu, Donika Prela, Dorina Bejko, Dritan Prençi, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Elisabeta Imeraj, Ened Nakuçi, Enkelejda Millonaj, Enkelejda Xhengo, Eugen Beci, Klodian Braho, Maksim Sota, Manjola Kajana, Ndini Tavani, Shkëlzen Cena, Vatë Staka dhe Vladimir Mara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?