KLP kalon në “sitën” e vettingut kandidatët për në shkollën e Magjistraturës

Vettingut do t’i nënshtrohen edhe kandidatët që pranohen në shkollën e Magjistraturës. Ky proces bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu i të cili tha se nga 23 kandidatë, 4 janë skanuar.

Gent Ibrahimi: Ligjet e reja në kuadër të të cilave vepron këshilli, por edhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi diktojnë që edhe kandidatët që pranohen për të ndjekur shkollën e Magjistraturës para se të fillojnë studimet duhet të vetohen nga ana e këshillit. Ky është një proces që këshilli e merr shumë seriozisht.

Në këtë proces ne kemi skanuar deri tani 4 nga 23 kandidatët që janë pranuar në shkollën e magjistraturës. Sot do të shqyrtojmë raportet e verifikimit për 12 të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?