KLP pa infrastrukturë, shtyhet thirrja për Prokurorin e Përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk po funksionon për vendimmarrje pëveç konstituimit edhe pse është konsideruar si një nga institucionet më të rëndësishme të Drejtësisë.

Këshilli aktualisht ka mungesë të infrastruktures, mungesë të stafit mbështetes dhe ende nuk ka ambiente pune, të cilat janë ende duke u përgatitur.

Që prej të mërkurës anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvendosen në katin e fundit të Ministrisë së Drejtësisë, në ambientet e ish-Avokaturës së Shtetit por edhe kjo duket se nuk do ta zgjidhë situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucioni nuk ka ende një vulë të vetë apo edhe nje faqe interneti e cila do të perdoret për njoftimet apo thirrjet që do të bëhen për kandidaturat për Prokurorin e Përgjithshëm apo edhe për kandiadatet e SPAK. Këto mangësi nuk mund të plotësohen para 1 Janarit ku prien të të lëvrohen fondet nga buxheti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kësaj periudhe anetarët e KLP kanë perdorur për tu mbledhur zyrat e prokurorisë së përgjithshme ku kanë pregatitrutr edhe kërkesat që do t’i drejtohen kuvendit për staf dhe bazën tjetër mbeshtetese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?