KLP rrëzon argumentet e PS për zgjatjen e afatit të Vetting-ut
PS-ja kërkon zgjatjen e aftit të Vetting-ut për Drejtësinë, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në gjendje për të kryer procesin e Vetting-ut nëse afatet e organeve të rivlerësimit kalimtar nuk zgjaten.
Nënkryetari i KLP-së, Alfred Balla deklaroi në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore se ky institucion prej tre vitesh tashmë kryen rivlerësimin e magjistratëve të rinj që hyjnë në sistem.
“Besoj se KLP i ka kapacitet, do të ishte absurde të thuash që nuk i ka. Ne me ligj, edhe aktualisht, kemi 3 vjet që bëjmë Vetting-un për magjistratët e rinjë. Pra, ne kalojmë në Vetting 20-25 magjistrat të rijnë që hynë në sistem dhe kur mbarojnë shkollën ia bëjmë prapë”, tha Alfred Balla.