KLP shkarkon nga detyra prokurorin Shkëlqim Kokona

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra”, për magjistratin Shkëlqim Kokona, të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Pogradec për shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit. Hetimi disiplinor ndaj magjistratit Kokona ka nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?