KLP zbardh shtatë vendimet e reja. Përfundon mandati i anëtarit të Këshillit, 6 prokurorë me funksione të reja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në bazë të vendimit të qeverisë për të zbatuar masat mbi përhapjen e COVID-19 ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projekt-akte.

Këto vendime përfshijnë 6 caktime të përkohshme të prokurorëve në funksione të tjera, si dhe njoftimin për mbarimin e mandatit si anëtar të KLP-së, z.Arben Dollapaj, ku pas relacionit nga Komisioni i Disiplinës dhe Kolegji i Posaçëm Apelimit është shfaqur papajtueshmëri në ushtrimin e detyrës.

KLP-ja njofton se këto vendime i janë dërguar të gjithë anëtarëve nëpërmjet postës elektronike:

  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.
  • Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.
  • Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë nga data 26.03.2020 – 25.06.2020.
  • Znj. Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.
  • Znj. Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nga data 29.03.2020 – 28.06.2020
  • Znj. Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, nga data 27.03.2020 – 26.06.2020.
  • Znj.Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

SHKARKO APP