KLSH kallëzon në prokurori ish-regjistruesin dhe 2 specialistë të Hipotekës në Durrës

Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh, të metash e mangësish, lidhur me zbatimin e procedurave ligjore në pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke sjellë për pasojë përfitime pasurore të pamerituara.

Ndër shkeljet kryesore përmenden:

1. Në 282 raste në fshatin Shetaj, dhe Lalwz Komuna Ishëm, fshatinShkallnur, Arapaj dhe Likmetaj, Komuna Rashbull, janë regjistruar 436064 m2 tokë e llojit “arë” më tepër, pasi sipërfaqet e regjistruara nuk janë sipas dokumentit ligjor AMTP, por sipas sipërfaqes faktike në terren.

2. Në 9 raste në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, janë regjistruar 68.201 m2  kur familjet bujqësore përfituese me AMTP, rezultojnë të kenw përfituar edhe më parw tokë bujqësore me AMTP, si dhe kur rezulton se përfituesit e tyre kanw qenë plotësuar më parë me tokë bujqësore sipas normës për frymë të gjendjes familjare 01.8.1991, pra kanë përfituar tokë më tepër.

3. Në 1 rast në Zonën Kadastrale (ZK) 1204, fshati Bizë, Komuna Ishëm, është regjistruar një sipërfaqeje prej 10.500 m2, në zërin kadastral "arë", sipas AMTP nr. 79/1, datë 12.02.2002 kur kjo sipërfaqe ekziston në zërin kadastral "P F" (tokë e pa frytshme), zë i cili nuk është objekti i ligjit nr. 7501, datë 01.08.1991 “Për tokën”, si dhe ndryshimi i zërit kadastral nga "PF" në "arë" është bërë pa vendimi nga Këshilli i Qarkut, MBUMK apo Këshilli i Ministrave.

4. Në 17 raste në ZK 2375 fshatin Lalëz, Komuna Ishëm, janë regjistruar 1643 m2 sipërfaqe trualli e ndërtimi referuar listave emërore të ish-pronarëve për pronësinë e ndërtesës dhe trojeve por pa u disponuar asnjë dokumentacion për regjistrimin e tyre.

5. Në 3 raste në ZK 2375 fshatin Lalëz, Komuna Ishëm, janë regjistruar tokë truall subjekteve juridike duke u lejuar shmangjen e detyrimeve që rrjedhin nga regjistrimi i kontratave të shitjes, pasi është ndryshuar zërin kadastral nga tokë e pa fryt, pyll në truall në zonë turistike, zonë e stimuluar, kur subjektet nuk gëzojnë titullin person i stimuluar, në zonë të stimuluar për veprimtari të stimuluar.

6. Në 2 raste në ZK 8518, Urbane Plazh Durrës, ka rezultuar se është regjistruar  një objekt "8 kate banim shërbim hoteleri" dhe "godinë banimi dhe njësi tregtare 6 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë me funksion garazh", kur sipas akt kolaudimit objekti ka ndërtuar pa leje një sipërfaqe prej 252 m2.

7. Në 1 rast në ZK 3385, Shkallnur, Durrës, është regjistruar një objekt "godinë banimi e shërbimi 8 + ½  + 1 kat shërbime + 1 kat garazh + papafingo", kur sipas akt kolaudimit objekti ka ndërtuar pa leje një sipërfaqe prej 542 m2.

8. Në 2 raste në ZK 8512 qyteti Durrës, janë regjistruar sipërfaqe trualli 512 m2 dhe ndërtimi 219 m2 pa u disponuar dokumentacioni i duhur ligjor mbi mënyrën dhe llojin e përfitimit të pronësisë.

9. Në 1 rast në ZK 8512 qyteti Durrës, është regjistruar një sipërfaqe trualli prej 624 m2 duke ndryshuar zërin kadastral nga “Ledh” në “Truall” pa u disponuar dokumentacioni ligjor për ndryshimin e tij, lëshuar nga organet e ngarkuara sipas ligjit.

10. Në 3 raste në ZK 8512 qyteti Durrës, janë regjistruar objekte shumëkatëshe me mungesë në dokumentacionin tekniko ligjorë si: Kontrata e sipërmarjes së ndërtimit midis pronrëve të truallit dhe subjektit ndërtues; Studimi Urbanistik Pjesor; Akt-kolaudimi i pa nëshkruar nga Mbikëqyrësi i punimeve dhe kolaudatori; pa Plan Vendosje të miratuar dhe dokumenta të tjera bashkëlidhur Lejes së Përdorimit që individualizojnë objektin; Vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve; Lidhja e objektit me infrastrukturën inxhinerike

11. Në 1 rast në fshatin Arapaj, Komuna Rrashbull, është regjistruar një tokë e llojit "Arë", me sipërfaqe 6000 m2, duke u pranuar aplikim nga një qytetar i cili rezulton i vdekur 14 vite para kryerjes së aplikimit; kur përfituesi i tokës sipas AMTP nuk ka të dokumetnuar të ketë qenë pjesëtar i familjes bujqësore sipas gjendjes së 1 gusht 1991 në fshatin Arapaj ku dhe është pajisur me tokë, por në fshatin Shënavlash; si dhe pasi brenda të njëjtës ditë është pranuar aplikimi, është përpunuar dokumentacioni dhe është lëshuar certifikata e pronësisë, kur përfituesi dhe bashkëshorjta e tij rezultojnë të vdekur dhe marrësi aktual i certifikatës së pronësisë nuk vërteton se është trashëgimtar legjitim i prasurisë, pasi nuk disponon vëndim gjyqësor apo noterial mbi celjen e dëshmisë së trashëgimnisë.

Dhe mbi bazën ë shkeljeve të mësipërme dhe të tjera, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse, për ish Regjistruesin B.L. të ZVRPP Durrës dhe për Specialistët D.Q., me detyrë Juristdhe K.GJ., me detyrë Hartografe, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në vijim, KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për 2 specialistët e mësipërm të ZVRPP Durrës.

SHKARKO APP