KLSH: Në 2017-ën, dëm kolosal ekonomik 825 milion euro, 129 kallëzime penale
Gjatë vitit 2017, Kontrolli i Lartë i shtetit ka audituar 266 institucione shtetërore, të cilët i kanë shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej 110 miliardë lekësh. Nga raporti vjetor i këtij institucioni, i cili është depozituar në Kuvend, parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhura dhe shpenzime, i kanë shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej 85.8 milionë eurosh.
KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 99.05 miliard lekë, afërsisht 739.7 milionë euro. 92.7 miliard lekë prej këtij dëmi është shkaktuar në fushën e të ardhurave, afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliard lekë afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.
Për të gjitha këto dëme dhe mungese të vlerës së shtuar në përdorimin e fondeve publike KLSH ka kallëzuar penalisht në organet e prokurorisë personat përgjegjës. Sipas raportit, në total janë kryer 47 kallëzime penale për vitin 2017, në të cilat janë përfshirë 129 persona.
Pjese nga Raporti
TREGUESIT E DËMIT EKONOMIK
Puna audituese synon ta bëjë ekzekutivin më të përgjegjshëm në menaxhimin e fondeve shtetërore. KLSH, konstaton se mbetet shumë për të bërë për të krijuar kulturën e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe për të garantuar një sistem menaxhimi financiar dhe kontrolli sa më efektiv. Niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit në mënyrë të përmbledhur nga aktiviteti auditues përgjatë vitit 2017, vazhdon të mbetet i lartë.
– Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 11.5 miliard lekë ose 85.8 milionë euro.
– Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 99.05 miliard lekë, afërsisht 739.7 milionë euro nga e cila: 92.7 miliard lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliard lekë afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.
– Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliard lekë ose afërsisht 825.6 milionë
euro
Dëmi i konstatuar ka një prirje negative, të konsoliduar në vitet e fundit, dhe kjo duket qartë në paraqitjen grafike të mëposhtme.


KALLËZIMET PENALE
Për të gjitha këto dëme dhe mungese të vlerës së shtuar në përdorimin e fondeve publike KLSH ka kallëzuar penalisht në organet e prokurorisë personat përgjegjës. Kallëzimet penale përbëjnë një tregues të rëndësishëm të luftës ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pronën publike. Për vitin 2017, KLSH ka depozituar pranë Prokurorive të rretheve, 47 kallëzime dhe indicie penale edhe 4 dosje auditimi të përcjella për vlerësim organit të Prokurorisë. Shumica e kallëzimeve penale (25) janë hartuar në bazë të auditimeve të kryera nga Departamenti i Auditimit të Njësive të Qeverisjes Vendore, i ndjekur më pas nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit (12).
Në 47 kallëzimet dhe indiciet penale të hartuara nga KLSH, janë ngarkuar me përgjegjësi penale 129 persona nga të cilët:
23 titullarë institucionesh (7 Bashki dhe ish-Komuna, 7 ZVRPP, 4 ALUIZNI, 1 SH.A. dhe 4 të tjerë)
41 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë (pa përfshirë 23 titullarët)
5 subjekte private
60 nëpunës të tjerë
Veprat kryesore penale për të cilat akuzohen këta persona janë “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, por nuk mungojnë edhe akuza për “falsifikim dokumentesh” parashikuar nga neni 186 të Kodit Penal. KLSH ka rritur cilësinë e përgatitjes së dosjes për kallëzim penal dhe ka shkurtuar kohën e përgatitjes së kallëzimit.
Treguesit e kallzimeve penale ndër vite paraqiten në tabelë dhe grafikë si në vijim:

PROCESET GJYQËSORE
Përgjatë vitit 2017, KLSH-ja është angazhuar në 70 procese gjyqësore të veccuara mw konkretisht nw: 21 procese gjyqësore penale me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Prokurorisë”; 2 procese gjyqësore me palë paditëse ish-punonjës të KLSH-së; 1 proces gjyqësor me palë paditëse subjekti i audituar me objekt “pavlefshmëri e akteve të KLSH-së”; dhe 46 procese gjyqësore administrative, ku KLSH ka qenë në cilësinë e personit të tretë. Në total, për këto 70 procese gjyqësore, janë zhvilluar 729 seanca gjyqësore në një sërë gjykatash si: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Berat, Fier, Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër. Gjatë vitit 2017, prioritet i Departamentit Juridik ndër të tjera, kanë qenë kallëzimet penale të KLSH-së dhe ecuria e tyre. Referuar numrit të vendimeve të pushimit të çështjeve, të ardhura në KLSH, evidentohet fakti se këto vendime janë ankimuar në masën 100%. KLSH ka inicuar 17 prej këtyre proceseve gjyqësore, me objekt “ankim kundër vendimit të pushimit/mosfillimit të prokurorisë”, ndërsa 4 prej tyre janë kërkesa të prokurorisë për pushim/mosfillim të procedimit penal (për shkak të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale).
ZBATIMI I REKOMANDIMEVE
KLSH, gjatë 2017-ws ka adresuar rekomandime për institucionet publike të audituara, struktura e të cilave ka ruajtur të njëjtën tipologji sikurse vitet e tjera. Masa për përmirësime ligjore, masa organizative, masa administrative dhe masa disiplinore gjithsej për periudhën Janar – Dhjetor 2017 janë 3521 masa, nga të cilat thekson se janë pranuar 1937, ose 55% e masave të rekomanduara, dhe 1584 masa janë në proces shqyrtimi nga subjektet.
KLSH ka dhwnw 91 masa për “Përmirësime ligjore”, nga të cilat mwsohet se janë pranuar dhe janë në proces zbatimi 29 masa, ose 31%, dhe 62 masa janë duke u shqyrtuar nga subjektet.
KLSH bwn me dije se nw 2017 janw dhwnw gjithsej 2082 “Masa organizative”, nga të cilat janë pranuar dhe janë në proces zbatimi 1108 masa, ose 51% ,dhe janë në proces shqyrtimi 97 masa.
KLSH-ja raporton nw draft, se ka lëshuar 341 “Masa administrative”, nga të cilat janë pranuar 222 masa ose 65% dhe janë zbatuar 151 masa ose 44% dhe janë në proces shqyrtimi 119 masa.
Gjithashtu, KLSH ka dhwnw 1007 “Masa Disiplinore”, nga të cilat janë pranuar 578 masa ose 57%, nga tw cilat janë zbatuar 202 ose 34%, si dhe janë në proces shqyrtimi 429 masa.
IMPAKTI DHE DINAMIKA E AUDITIMEVE
KLSH nga auditimet e kryera në vitin 2017 ka identifikuar mungesë përgjegjshmërie nga titullarët e institucioneve të ccdo niveli, mosnjohje të kërkesave të ligjit të menaxhimit financiar, nivele të dobëta dhe ineficiencë të sistemeve të kontrollit të brendshëm duke krijuar të gjitha mundësitë për shpenzime jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe efektivitet të ulët në shpenzimin e fondeve buxhetore. Nga auditimet e këtij viti, KLSH ka konstatuar se vijojnë praktikat dhe vendimmarrjet institucionale me efekte negative në fondet publike, ku niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive të konstatuara paraqitet si më poshtë:
– Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 11.5 miliardë lekë ose 85.8 milionë euro.
– Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e fondeve publike të shpenzuara nga subjektet e audituara, në shumën totale prej 99.05 miliardë lekë ose afërsisht 739.7 milionë euro nga e cila: 92.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave ose afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliardë lekë ose afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliardë lekë ose afërsisht 825,64 milionë euro.
Puna audituese është përqendruar kryesisht në fushat për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka vlerësuar një nivel të lart risku dhe ku sistemet e kontrollit janë të niveleve që nuk mund të garantojnë dhe japin siguri për një aktivitet në përputhje me kërkesat e kuadrit të menaxhimit financiar dhe kontrollit. Edhe në këtë vit, shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në kundërshtim me kërkesat ligjore, mbeten në fushën e keqmenaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të fondeve buxhetore; keqadministrimit të pronës shtetërore e pasuar nga parregullsitë dhe ineficencat e fushës së prokurimit publik.
/H. Mesi
KOHA JONË SONDAZH

