KLSH padit 7 zyrtarë të AKBN-së , lejuan shfrytëzimin makabër të nëntokës

Nnga kontrolli i KLSH-së për vitin 2013 tek ky institucion ka rezultuar ndër të tjera një fakt: Subjektet e pajisura me leje për shfrytëzim rezultojnë të kenë prodhuar për çdo mineral, sasi të konsiderueshme në mijëra tonë, ndërkohë që numri i punëtorëve në këto subjekte varion nga 2-4 punonjës, fakt që dëshmon se në këto subjekte punohet “në të zeze”dhe kjo pranohet në heshtje nga AKBN, kur miraton programet me nga 2 deri 4 punonjës me sigurim jete, ose ka dhe raste kur kërkohet minimumi dy punonjës të siguruar.”

Sipas KLSH-së, Agjencia është vetëpërjashtuar nga rregullat për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe ka lejuar abuzimin nga ana e shoqërive koncesionare, të cilat gëzojnë leje shfrytëzimi, që të bëjnë një shfrytëzim të paskrupullt të burimeve nëntokësore, duke shkatërruar në shumicën e rasteve zonat mjedisore në të cilat ata operojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?