Koalicion të ri opozitar, Shehi: Kemi mbi 100 mijë vota

Propozimi i hartuar nga ekspertët zgjedhorë të Partisë Republikane, sipas kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi qëllimi është që forcat e djathta të marrin çdo votë që mbështetësin e tyre shkojnë për ta. “Partitë e vogla aleternative marrin 100 mijë vota. Është në të mirë të gjithë opozitës dhe në radhë të parë të gjithë PD-së. E gjithë filozofia e kësaj pune është që çdo parti të mbyllë këto, aq deputetë sa vota ka. Sot nuk ndodh kështu, por partia më e madhe brenda një grupimi, apo e dyta, merr edhe votatat e këtyre mbrapa”. Pavarësisht dëshirës së tyre për tu grupuar në një koalicion të ri brenda koalicionin opozitar, Kodi Zgjedhor në nenin 65 të tij e pamundëson grupimin e partive brenda dy koalicioneve të ndryshme. Dhe për këtë partitë do të kërkojnë ndryshime në Kod dhe në ndihmën e KQZ-së.

SHKARKO APP